Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në Kryesi, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë axhenda në komisionet parlamentare si dhe rendi i ditës në seancën plenare të ditës së enjte në Kuvend.
Mësohet se deputetët socialist janë udhëzuar që të vazhojnë akivitetin e tyre normal parlamentar, pasi Niko Peleshi iu është drejtuar me fjalët se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë”.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka ndërmarë një aksion në Kuvend për të moslejuar zhvillimikn e seancave normale, pas dënimit të ish-deputetit, Ervin Salianji, duke e komnsideruar si burgosje politike.
