Bytyçi: Këmbëngulja e Vuçiç për të mos njohur Kosovën, jo realiste

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Serbia ka provokuar sërish të shtunën duke lëvizur trupat e saj ushtarake “rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës”.

Akademiku Enver Bytyçi komentoi në Syri Tvkëtë provokim, teksa u shpreh se këmbënguljen e Vuçiç për të mos njohur Kosovën e konsideron jo realiste, sepse ‘de facto’ Republika e Kosovës ekziston.

“Mora nisje nga një përgjigje e Vuçiç gjatë takimit të tij në një samit në Mal të Zi, ndaj pyetjes së një gazetari rreth Replublikës së Kosovës, ai u përgjigj se Republika e Kosovës nuk ekziston.

Këmbëngulja e zotit Vuçiç për të mos njohur Republikën e Kosovës ishte një këmbëngulje, të cilën une e konsideroj jo realiste sepse de facto republika e Kosovës ekziston… por aq edhe jo në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Ndonëse presidenti i Serbisë i përmbahet gjithmonë asaj që pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me rendin, të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related