Deklarata e kryeminstrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë vijon të komentohet nga mediat e huaja.
Së fundmi, i pari i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka dhënë një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ku ka kërkuar çuarjen përpara të kësaj ideje.
“Shteti shqiptarë gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje. Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtarë duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve”. Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”. Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, ka thënë Baba Mondi.
