Aktivistja e njohur Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas një shkrimi në rrjetet sociale, Znj.Kokalari shprehet se në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferat me kullat në Tiranë duhet të futet edhe ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe gazetari e moderatori Çim Peka. Kokalari hedh dyshime të forta dhe për arsyet që Këlliçi tha mbi takimin dhe foton e tij me Trump. “U kthye Kërriçi nga SHBA dhe jep intervista për ‘takimin’ e tij me Trump. Një herë thotë se ia ka prezantuar Mike Rogers, i cili vetë është në garë për Senat, një herë thotë se mori ftesë nga fushata e Trump (gënjeshtër klasike), meqë shqiptarët e Michiganit kanë aq forcë për të ndryshuar zgjedhjet në favor të Trumpit.
Ftesë nga fushata nuk ka marrë. Këtë e them me 100% bindje. Askujt si bie në mend për dikë nga Shqipëria, sidomos muajin e fundit të fushatës, që është super e ngarkuar. Shanset janë që dikush e kërkoi nga ata të fushatës në Michigan. Pastaj, pa pikë turpi, justifikon aferën e ishullit të Sazanit duke thënë se Trumpi si President nuk mund të ndikojë në bazë të kësaj afere, dhe Edi Rama nuk ka për të marrë favore nga Trumpi. Pse po mbron Ramën ky klloun?
Pra, ky është më i zgjuar se Senati Amerikan, i cili ka filluar hetimin e aferës, duke kërkuar çdo komunikim midis Kushner-it dhe qeverisë së Ramës, dhe arsyeja për këtë është pikërisht konflikti i interesit dhe favore që mund të marrin qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë Këta kllouna të politikës shqiptare do të marrin fund së shpejti. Foto e tij me Trump, shanset janë, do të hetohet, dhe kur flet për ‘gruan e Bilalit’ apo $500,000 e Lul Bashës, bën mirë të mos dalë në media dhe të krahasojë hetimet ndaj Berishës me ato ndaj Trumpit, sepse nëse Trump do ta dinte se po fliste për një njeri që është nën sanksione, do t’i kishte bërë namin kujto që e solli këtë idiot atje për ta takuar. Fakti është se ky vdes të krekoset, dhe kjo e ka marrë në qafë shumë herë – dhe kësaj radhe nuk do t’i shpëtojë!”, shkruan Kokalari.
Apartamentet që i janë premtuar ish-deputetit demokrat
Kokalari tregon se si shiten zgjedhjet në Shqipëri për bizneset e familjes Berisha dhe zbulon se ish-deputetit demokrat Belind Këlliçi, socialistët i kanë premtuar dy apartamente pas kullës që po ndërtohet pas Pallatit të Kulturës. “Paturpësia e tij është që foli për Sorosin, sepse dihet që Trump do të tregonte simpati pa ditur detajet. Tani del në media dhe mendon se do t’i japë një dorë Berishës duke deformuar bisedën dhe duke e shfrytëzuar për favore politike. Dhe kjo është arsyeja pse ky do të hetohet. Pra, ideja është që kandidatët tanë për President apo Kongres nuk mund të shfrytëzohen për favore politike në një shtet të huaj… ata që kanë njohuri mjaftueshëm si funksionojnë gjërat e kuptojnë mirë këtë detaj. Sërish, dhe siç e kam thënë më parë, dikush ka paguar për këtë foto… dhe ku i dihet, në të ardhmen mund të dalin në pah detaje.
Ndërkohë, afera e ishullit të Sazanit po hetohet, takimi i tij me Trump përpara tubimit të rrallë do të hetohet, dhe i sugjeroj SPAK-ut në mënyrë absolute të shtojë Këlliçin dhe Çim Pekën në hetimin e tyre për kullën e malit. Është e domosdoshme të dalë nëse zgjedhjet lokale janë shfrytëzuar apo jo për bizneset e familjes Berisha, dhe nëse është e vërtetë – të gjithë këta duhet të përfundojnë në burg, sepse janë bashkëfajtorë dhe kanë bashkëpunuar duke vjedhur demokratët dhe gjithë popullin. Vjedhja dhe manipulimi i votës së lirë, është cenim i drejtpërdrejtë i demokracisë. Dhe meqë ra fjala, përpara se të mbaronin primaret, më kishin thënë që pas Pallatit të Kulturës po ndërtohej një pallat, dhe zgjedhjet ishin shitur Veliajt dhe PS-së për lejen e ndërtimit.
