SPAK gati akuzën për pastrim parash për bashkëshorten e Sali Berishës, Argita Malltezin dhe Shkëlzenin…

Data

Telashet për familje “Berisha” do të shtohen. Sipas avokatit të njohur, Idajet Beqiri, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të hapë një dosje tjetër për Liri Berishën, Argita Malltezin dhe Shkëlzen Berishën. “Është një procedurë normale pasi merresh i pandehur, organi i akuzës përgatit kërkesën për gjykim dhe aktin e përfundimeve të hetimeve. I merr të gjitha aktet dhe ke të drejtën të deklarohesh në e pranon apo jo akuzën, në rast se nuk e pranon akuzën, do të thuash akuzën e nga ana tjetër ke të drejtën t’i kërkosh organit të akuzës se çfarë veprimesh të tjera ajo duhet të bëj me qëllim që të plotësoj më mirë hetimet në rast se ka. Këto kërkesa nëse do t’i parashtrosh i parashtron në mbylljen e hetimit me shkrimin tënd e ia dërgon SPAK-ut dhe më pas ato analizojnë nëse do t’i pranojnë apo jo

Në rast se marrin vendimin që nuk i pranojnë se i kanë ezauruar të gjitha problemet dhe të gjitha çështjet pasi kanë dosje të kopsitur, në një situatë të tillë do të dërgohet çështja në gjyq. Do të shkojnë se gjyqtari i seancës paraprake, ku ky i fundit ka të drejtën ose të kaloj çështjen në gjyq ose ta kthej për rihetim duke dhënë detyra dhe afate konkrete se kur duhet të plotësohen ato mangësi në rast se ka ose të vendos pushimin e çështjes. Në ato 500 faqe të akuzës kanë dalë, sidomos familjarët e Berishës, të akuzuar drejtpërdrejtë dhe janë të bindur se nëse nuk janë pjesë e hetimit dhe bashkëpunëtor në këtë krim, si zonjë Liri apo Argita, Shkëlzeni e Jamarbëri, ato po e kuptojnë shumë mirë se këtu po hetohet kompleksi “Partizani”.

E si e tillë ato dalin në këtë çështje indirekt si persona që kanë bërë pastrimin e produkteve që rrjedhin nga një krim por si i kanë bërë konkretisht, ato do të merren në një tjetër hetim dhe do të pyeten njëri pas tjetrit dhe shumë shpejtë do të kemi dhe akuzat që do të ngrihen ndaj tyre. Edhe për korrupsion pasiv, edhe për pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim edhe për fshehje të të ardhurave dhe mos deklarim të tyre, do të presim shumë prej tyre”, shprehet Beqiri për gazetën “SOT”.

Çfarë ka ndodhur?

Nga ana tjetër Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të dy të pandehur për aferën ‘Partizani’ i shfrytëzuan maksimalisht 10 ditët për të bërë prapësimet mbi dosjen 500 faqëshe me prova të Prokurorisë së Posaçme. Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar në fundjavë argumentet e tyre, për çështjen e cila tashmë do të duhet të paraqitet në GJKKO nga ana e SPAK. Nga ana tjetër, mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se SPAK nuk ka bërë një hetim normal.

Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme. Edhe avokatët e Berishës kanë dorëzuar një dokument voluminoz me argumentet e tyre. Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me provat e SPAK për të, nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për dosjen “Partizani”, me 5 të pandehur, më 25 shtator. Tashmë dosja prej 500 faqesh e përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kalon në GJKKO, e cila brenda 10 ditësh me short elektronik zgjedh një gjyqtar për seancën paraprake.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related