Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se po ndjek me vëmendje vendimet e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në komisionin Xhafaj. Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se prej janarit ka denoncuar përpjekjen e mbrapsht të mazhorancës, e cila duke përdor mekanizmat parlamentare, kërkon të cënojë ndarjen e pushteteve.
Ai më tej thotë se ndarja dhe balancimi i pushteteve është jetike për jetën demokratike të vendit dhe detyra e politikës është të qëndrojë larg drejtësisë.
