Moti i keq në Gjirokastër, banorët e Manajt kërkojnë ndërhyrje urgjente: Përroi i Gjokanës rrezikon banesat

Data

Banorët e lagjes “Manaj” në Gjirokastër kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e përroit të Gjokanës, i cili po përbën një rrezik serioz për banesat e zonës.

Sipas banorëve, prej vitesh në shtratin e përroit janë hedhur inerte nga firma private pa asnjë kriter, duke bllokuar grykëderdhjen dhe duke ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave drejt zonave të banuara. Gjatë reshjeve të dendura, përroi del nga shtrati dhe shkakton rrëshqitje dheu, duke gërryer terrenin pranë shtëpive.

Familjet në këtë lagje kanë ndërtuar banesat e tyre prej më shumë se 30 vitesh, ndërsa problemet me përroin janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit. Ata thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse, por pa marrë zgjidhje konkrete.

Banorët kërkojnë pastrimin urgjent të shtratit të përroit, rehabilitimin e grykëderdhjes dhe ndalimin e hedhjes së inerteve, duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa, situata mund të përfundojë me dëme të rënda materiale dhe rrezik për jetën e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related