“Ballafaqimi me Perëndimin, më i pashembullti në histori”, kërcënon Rusia: Një gabim mund të na çojë drejt…

Data

Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në histori, si dhe një gabim i cili mund të çojë drejt katastrofës, ka thënë një diplomat i lartë rus të enjten.
Ai i bëri këto komente kur u pyet rreth krahasimeve mes ballafaqimit të tanishëm dhe Krizës Kubane të Raketave më 1962.

Lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë në Ukrainë, lufta më e madhe tokësore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, e ka nxitur një ballafaqim të madh mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe zyrtarë rusë thonë se ballafaqimi tani po futet në etapën më të rrezikshme deri më sot.
Ai i bëri këto komente kur u pyet rreth krahasimeve mes ballafaqimit të tanishëm dhe Krizës Kubane të Raketave më 1962.
Lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë në Ukrainë, lufta më e madhe tokësore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, e ka nxitur një ballafaqim të madh mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe zyrtarë rusë thonë se ballafaqimi tani po futet në etapën më të rrezikshme deri më sot

Diplomatët rusë në të kaluarën kanë nxjerrë krahasime me krizën e vitit 1962 kur superfuqitë e Luftës së Ftohtë thuhet të kenë qenë shumë afër luftës bërthamore ndërkombëtare, pasi Moska vendosi fshehurazi raketa në Kubë.

Por, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha për gazetarë të enjten se “çfarë po ndodh [tani] nuk ka ngjashmëri me të kaluarën”.

Ryabkov, i cili është mbikëqyrës i kontrollit të armëve dhe marrëdhënieve me Amerikën Veriore, tha për gazetarë në Moskë se rreziku i përleshjeve me armë mes fuqive bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet.

“Ne jemi duke ecur nëpër territor të pashkelur më parë ushtarak dhe politik”, tha ai.

Ryabkov tha se një gabim në këtë kohë mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe, tha se dyshon nëse ata në Perëndim janë në gjendje t’i “kuptojnë pasojat e rrugës që kanë marrë”.

Ka javë që Rusia i paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se, nëse ata i japin leje Ukrainës të godasë thellë brenda tokës ruse me raketa perëndimore, atëherë Moska do ta cilësojnë këtë si përshkallëzim të madh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related