Rritja e informalitetit për shkak të kadastrave, Çollaku: Gjendja është alarmante, janë krijuar shumë problematika

Data

Kadastra i është nënshtruar së fundmi një procesi reformimi në shumë drejtime, por dimë gjithashtu se një numër shumë i madh qytetarësh, dhe jo vetëm, ankohen se nuk marrin dot shërbimet për periudha shumë të gjata kohore.

Lidhur me këtë Flamur Çollaku, ish zëvendëskryeregjistrues, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se gjendja aktuale në kadastra është alarmante, plotësisht në krizë. Ai tha se kalimi i veprimeve në kadastrat e tjera është një veprim i gabuar, reforma e kadastrave ka rezultuar një dështim total.

Sipas tij, kadastrat janë bërë shkaktarë për rritjen e informalitetit dhe shitblerjes së pronave, ndërsa theksoi se problem është dhe mungesa e gjykatave administrative

“Problemi është se sot sipas situatës që lexojmë gjendja në kadastër është shumë alarmante, janë krijuar aq shumë problematika sa ajo sot mund të jetë në një krizë. Nuk është momentale pasoja është se nuk futen në qarkullim pasuritë e paluajtshme dhe është ajo që goditen bankat, individi, tregu, pra të gjitha janë në vështirësi të jashtëzakonshme.

Por pse ndodh kjo, që në fillim kemi thënë se s’mund ta bllokonte në këtë formë që aplikimi i Gjirokastrës të shkoj në Tiranë, ka sjellë zyrën e Vlorës në Tiranë, të Shkodrës në Tiranë. Të marrësh dokumentacionin e Vlorës ta fusësh nëpër thasë dhe ta sjellësh në Tiranë me thasë kjo nuk mund të ndodhë dhe shkaktoi atë që sot jemi në një krizë.

Zyrat vendore duhet ligj ti sjellësh në Tiranë, të gjitha veprimet janë antiligjore. I kam kërkuar pavlefshmëri absolute çdo akti që nxjerr Durrësi, Kavaja në Tiranë. Kjo u bë sepse asgjë nuk bëhet pa politikën, bëjnë fushatë për të ardhur në pushtet, ata kanë dështuar këtu, pra reforma  gjenda alarmante në krizë dhe kolaps.

Të gjitha këto problematika grumbullohen në gjykatën administrative por gjyqtari aty mund të ketë 1 mijë dosje, ku mund ti bëjë ai dot aq shumë, prandaj them se gjendja është në kolaps. Kjo ka shtuar tregun informal i pasurive të paluajtshme. Janë 237 mijë aplikime, kanë aplikuar në 2006 dhe e trajton skualifikimin në vitin 2020, kjo është antiligjore. Ligji shqiptar nuk ta lejon që aplikimin e 2006 ta trajtosh me ligjin e 2020, duhet ta trajtosh me ligjin e kohës.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related