Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ishte i ftuar në një program televiziv mbrëmjen e sotme ku foli për aksionin e opozitës. Ditën e djeshme deputetët e PD-së dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, për dënimin e Salianjit me 1 vit burg. Dogjani thekson për Marsela Karapançon se sistemi i drejtësisë urdhërohet nga Edi Rama.
‘I gjithë opinioni publike edhe ndërkombëtar me sa kanë parë besojmë se dënimi i Salianjit është politik me urdhër të Ramës. Vetë një seancë më parë sa filloi sezoni e kemi parë dhe dëgjuar kur komunikonte me Salianjin dhe i thoshte do shkosh në burg.
Sistemi i drejtësisë urdhërohet dhe drejtohet nga Rama që t’i mbyllë gojën opozitës. Nuk i japim pushtet, por e ka sistemin e drejtësisë. Po të shohësh emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo me standard, duke i parë nga origjinat, duke i parë kush ka bërë vettingun, të gjithë e kanë nga një lidhje në pushtet.’
Dogjani më pas tregon se ka qenë pro reformës në drejtësi por e dinte që një ditë do kapej nga Rama.
‘Kemi një sistem të drejtësisë të kapur nga Rama. Një kryeministër që dirigjon pushtetet. Ndonjë që nuk e ka, i bën presion, ka njerëz që kanë gra dhe fëmijë. E hanë presionin nga grupet kriminale dhe kryeministri. Kur është bërë reforma në drejtësi, kam qenë deputet i PD-së, një takim që bëmë me ambasadorin e BE dhe SHBA, në një mbledhje të grupit parlamentar kam bërë dy pyetje ambasadorëve, kjo reformë nëse një gjyq bëhet për 5 vite me këtë reformë bëhet për 10 vite. Një gjyqtar që ka qenë i lidhur nga politika, a do jetë më i varur nga politika dhe krimi. Nuk kam marrë përgjigje. E kam parashikuar që reforma e drejtësisë ishte e nevojshme por do kapej nga Rama.’
Sipas tij, Rama me një sekt kanë kapur të gjitha pushtetet.
‘Edi Rama është një sekt që kanë marrë njerëzit e tij. Që kur erdhën në pushtet, edhe pushtuesit nuk ja kanë bërë. shqiptarët kanë luftuar ndaj pushtuesve. Në 12 vite me sektin detyroi 1 milion e gjysëm shqiptarë të largohen. Populli është njëlloj, edhe socialistët kur shkojnë në spital nuk e marrin shërbimin. Nuk e kanë marrë armët të luftojnë kundër qeverisë së tyre. Kanë gjetur një mënyrë të ikin nga Shqipëria.’
