Policia “blindon” Beratin – ngritjen e postblloqe dhe kontrollime të imtësishme në çdo hyrje-dalje dhe kryqëzim

Data

Mbrëmë, Policia e Beratit ka intensifikuar sigurinë në të gjithë qytetin duke vendosur postblloqe në hyrje-daljet kryesore, si dhe në çdo kryqëzim të rëndësishëm. Kjo nismë alarmuese u ndërmor për të parandaluar ngjarje kriminale, për të kapur persona në kërkim, si dhe për të forcuar sigurinë rrugore për qytetarët.

Sektori i Qarkullimit Rrugor ka hartuar një plan të detajuar masash, ndërsa në vendngjarje ishin të pranishëm edhe inspektorë të krimeve dhe sektorit të trafikut nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat.

Gjatë kontrolleve, çdo automjet që u ndalua iu nënshtrua kontrolleve edhe më të imtësishme për drogë dhe armë. Edhe drejtuesit e mjeteve u verifikuan për t’u përcaktuar nëse janë persona në kërkim — qoftë në Berat, apo në qytete të tjera të vendit.

Ky operacion i përqendruar në rritjen e sigurisë është një përgjigje e menjëhershme ndaj nevojës për kontroll më rigoroz dhe mbrojtje të mirëfilltë të komunitetit nga kërcënimet kriminale lokalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related