Ja kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm i propozon kryeministrit emrin, sot firmoset…

Data

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë Ilir Proda. Burime për gazetën “SOT” bëjnë me dije se propozimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha ka shkuar në Kryeministri dhe pritet që sot të firmoset vendimi. Kështu Z.Proda do jetë pasuesi i Muhamet Rrumbullakut, i cili u largua para disa javësh nga ky post. Z.Proda është drejtori aktual i Drejtorisë së Policisë së Elbasan, me një eksperiencë shumë vjeçare në radhët e policisë së shtetit, Ilir Proda plotëson gjithë kriteret që ministri Hoxha ka vendosur për postin e drejtorit të përgjithshëm te Policise se Shtetit. Gjithsesi “vula” dhe firma do të vendoset ditën e sotme.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, 11 kandidatët në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan në Ministrinë e Brendshme nga komisioni i posaçëm në kontrollin final. Lista e emrave të pikëzuar i dorëzua ministrit të Brendshëm, i cili i propozon sot Kryeministrit emrin më të përshtatshëm, që rezulton të jetë Ilir Proda. Një e nga një, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit erdhën në ministri me ambicien për të marrë dakordësinë e komisionit për të drejtuar strukturën më të rëndësishme të rendit dhe sigurisë në vend. 30 minuta kishin në dispozicion të shpalosnin platformën e tyre para komisionit ad-hoc të përbërë nga zv/ministri Besfort Lamallari, sekretarja e përgjithshme Suzana Hoxha dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Mbikëqyrës të komisionit ishin edhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit. I pari që u përball me komisionin herët në mëngjes ishte Adriatik Tafçiu, sipas rendit alfabetik, aktualisht shef sektori pranë drejtorisë së përgjithshme, ndjekur nga Altin Mena, zv/drejtor i Policisë së Lezhës, konsideruar si kandidaturë potenciale, edhe pse pa mbajtur mbi supe role drejtuese më herët. I radhës ishte Ardian Çipa, me karrierë të gjatë brenda bluve dhe së fundmi drejtues në Gjirokastër, ndjekur nga drejtuesi i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, Gentjan Shehaj. Edhe pse nuk mundi të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Idajet Faskaj shfaqi interes edhe në garën për kryepolic. Pas tij, para komisionit u paraqit Ilir Proda, drejtor i qarkut të vështirë të Policisë së Elbasanit, një tjetër kandidaturë serioze dhe favorite për të zënë vendin e Muhamet Rrumbullakut.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related