Mospjesëmarrje në Komisione, a do të shkojë PD drejt vendimeve ekstreme?Ja çfarë pritet të ndodhë sot, Tabaku e Paloka…

Data

Partia Demokratike pritet të paraqesë qëndrimin e saj në raport me Parlamentin, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane.

Komisioni pritet të mblidhet në orën 09:00, ndërsa deputetët Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, sipas gazetarit Osman Stafa, do të paraqesin qëndrimin e PD-së

Ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së nuk do të jenë prezent, çka duket se është hapi i parë i veprimeve të tyre, pas burgosjes së Salianjit.

Pak ditë më parë drejtues të PD-së artikuluan ndërprerjen e marrëdhëniese institucionale me mazhorancën e Edi Ramës, por pa specifikuar se deri në ç’masë mund të shkojë ky qëndrim.

Gjatë mesditës deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të aplikojnë në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të deputetëve të opozitës janë disa variante që mund të aplikohen, duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Gjithsesi do të jetë Grupi Parlamentar ai që do të vendosë dhe pasditja e sotme do të tregojë se çfarë realisht deputetët e opozitës mund të bëjnë.

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjesuar.

“Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë.

Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related