Komisioni i Çështjeve Europiane, Tabaku zbulon nëse opozita do ulet në tryezë me socialistët pas burgosjes së Salianjit

Data

Më 15 tetor, ditën kur do të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE, Shqipëria me shumë gjasë do të hapë kapitujt e parë të integrimit, duke nisur një rrugëtim të ri, e ndarë në këtë proces nga Maqedonia e Veriut.

Më 2 tetor qeveria shqiptare duhet të dorëzojë në Bruksel pozicionin negociues, ndërsa në kuadër të këtyre zhvillimeve ditën e nesërme do të zhvillohet një mbledhje e Komisionit për Çështjet Europiane, që drejtohet nga Partia Demokratike.

Në lidhje me këtë mbledhje, e cila dyshohej se do të ndikohej nga vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, kryetarja Jorida Tabaku hodhi dritë teksa ishte e ftuar në një emision televiziv.

Ndryshe nga çpritej, Tabaku hodhi poshtë zërat se ligjvënësit e PD do të bojkotojnë punimet e Komisionit, duke deklaruar se do të jenë në mbledhje dhe do të mbështesin procesin e integrimit të vendit në BE.

“Mbledhja ka një datë të caktuar që qeveria ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht. Ky është një proces që në pjesën më të madhe nuk është publik, por nesër përfaqësuesit e opozitës do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Europiane, edhe si një shenjë e mbështetjes së këtij procesi. Natyrisht që ne do të themi të gjithë shqetësimet tona se në fund të ditës, procesi i integrimit nuk është një proces për politikën. Nuk është një proces elitar që ne plotësojmë disa letra, shkruajmë disa raporte, është një proces ndryshimesh në të vërtetë. Dhe ne besojmë se këto ndryshime në të vërtetë duhet të ndodhin sepse ka një tranzicion shumë të gjatë Shqipëria, nga i cili nuk po del dot. Nuk jam unë që do vazhdoj mbledhjet e Komisionit. Është vendosur që PD të marrë pjesë në atë Komision. PD ka vendosur që nesër përfaqësuesit e saj të jenë të pranishëm atje”, tha Tabaku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related