Nuk kanë fund skandalet e Belinda Ballukut, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze, 170 milionë euro për ndërtim…

Data

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet ndeshen në trafik, pluhur, asfalt dhe gropa të stërmëdha, teksa në pjesë të stërgjata është shumë e vështirë të kalosh. Çdo ditë raportohen aksidente, disa në pasoja në njerëz dhe të tjerë në dëme materiale. Për të mos përmendur edhe çarjet e gomave apo dëmtime të tjera.

Por, në gjithë këtë situatë, a janë marra masa?! Autoriteti Rrugor Shqiptar, si “pronari” i rrugës dhe në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku, ka hapur “thesin” prej gati 1 viti, ku vetëm për një segment paguan 3 deri në 4 herë. Janë hapur tenderët e mëdhenj për rikonstruksionon apo zgjerimin e rrugës, janë hapur tenderë për mirëmbajtjen e segmentit, tenderë për sinjalistikë dhe tashmë edhe tender për mbushjen e gropave.

Në vitin 2024, ARRSH-ja hapi dy tendera me vlerë 32.4 milionë euro, për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Për njërin nga lotet, nga Kthesa e Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit kanë filluar punimet, teksa është tenderuar edhe një lot, deri në Sukth. Në total janë akorduar 170 milionë euro, ndërkohë që pjesë të gjata të rrugës janë bërë gjithë gropa. Ndërkohë, ditët e fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tjetër tender për këtë segment. Sipas dokumenteve që disponon “VoxNews”, objekti i procedurës së prokurimit është “emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë – Ura e Dajlanit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related