Baba Mondi “pazare” me Ramën, Spartak Braho nxjerr të palarat e marrëveshjes dhe zbulon si kryeministri po përdor…

Data

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste ka komentuara situatën politike në vend dhe reagimet lidhur me propozimin për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ish-deputeti Spartak Braho thekson se me SPAK-un nuk duhet të luajë askush, duke e cilësuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën si një figurë që po merr atë që meriton për mëkatet e kaluara ndaj popullit.

Në këtë kontekst, Braho e paralajmëron Berishën për një fat tragjik dhe tregon se kush do ta zëvendësojë ish-kryeministrin në skenën politike, pra në krye të PD. Ai gjithashtu komenton reagimet rreth propozimit për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë, duke nxjerrë në pah kompleksitetin e situatës. Duke folur për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zoti Braho zbardh pazaret e fshehta mes Baba Mondit dhe kryeministrit Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se po manipulon Kryegjyshin për të realizuar një puc kundër bektashinjve

-Zoti Braho, kryeministri Edi Rama e ka propozuar krijimin e një shteti bektashi brenda Shqipërisë. Jehona e kësaj nisme është publikuar në media ndërkombëtare, ka patur reagime në forma të ndryshme, debate në Shqipëri mes juristëve dhe konstitucionalistëve në Shqipëri. Kryeministri Rama u shpreh se është një thesar që Shqipëria duhet të ofrojnë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit. Ka patur reagim dhe nga komuniteti mysliman se nisma të tilla janë precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Si iu duket ky propozim, kjo nismë, është e mundshme?

Jo, nuk është e mundshme. Është një komedi e stisur, që është një përdorim i dy njerëzve që e kanë anonçuar këtë ide pasi është qesharake dhe antikushtetuese, ndaj është e parealizueshme. Në këtë zallamahi entitetesh që kemi ne, veçimi i njërit për të krijuar me emblemën e bektashive për të krijuar një shtet, është një budallëk. Del një budalla si kryegjyshi Edmond Brahimaj, nuk e di se çfarë interesash e shtynë por ky e di shumë mirë që shteti jonë i ka themelet në lajcitet që u mbrojt nga rilindash e bektashinj të mëdhenj si Samiu, Abyli, Naimi, e më pas shteti që krijoi Ismail Qemali, shteti i parë shqiptar, ishte laik.

Më duket një lojë shumë e trashë, por ka një reagim që shoqërohet edhe me një merak e nga ana tjetër por nga ana tjetër ka një ndjenjë se njerëzit kanë frikë për prishjen e një shteti real, për prishjen e këtij shteti sado i dobët që është. Këtë nismë e kërkon kryeministri që ndërtesën e bektashinjve në qendra atraksioni për turizmin, mirë është dhe ashtu e nuk është nevoja për ta krijuar në shtet. Do t’ju jap bektashinjve pasaporta, është qesharake. Për çfarë i jep pasaportat, do të ngrejë ambasada apo do të lejoj të pijen bektashinjtë raki. Unë e konsideroj një përdorim të rëmdontë.

-Çfarë e nxiti kryeministrin Rama të bëj këtë propozim?

Nuk e di por duket një flluskë sapuni. Rama është në eufori tani dhe i ka zakon ato shashka, por kjo është shashkë e cila ndjell shqetësim. Të mos trembet mileti se kjo gjë nuk ndodh për shumë arsye.

-E konsideruar si një shashkë për vëmendje, për të çështje madhore apo për çfarë bëhet fjalë?

Rama i bën këto marifete dhe është natyra e tij që i bën këto ekzibicione vetëm për të tërhequr vëmendjen, për asgjë tjetër. Vetëm në qoftëse ka një qëllim tjetër përdorimi.

-Për çfarë dyshoni?

Baba Mondi drejton sektin e bektashinjve që është direkt degë e shehidëve. Dihen armiqësitë mes shehidëve dhe sunive. Secili nga këto është i shtrirë në lokacione të ndryshme të botës arabe dhe secili ka autoritetin e tij por ka dhe synime të tij duke e ndarë botën arabe mes tyre. Ka patur mjaft konflikte mes tyre.

-Rama me këtë nismë ka zgjedhur të pozicionojë Shqipërinë?

Tendenca për të krijuar ISIS, ishte një nismë negative e botës arabe, e cila donte të kthente të gjithë botën në një enklavë lufte. Ushtarë për ISIS u përgatitën edhe në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoni të Veriut. Ka patur raste të konfirmuara, ka patur shqetësime nga qeveritë tona dhe angazhim pozitiv. Baba Mondi ka patur një rol pozitiv në këtë histori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related