Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku lidhur me masën e sigurisë ndaj saj.
Sipas burimeve, çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Apeli i GJKKO) më 9 mars, në orën 09:00.
Seanca do të zhvillohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtaren Miliana Muça, e cila pritet të shqyrtojë ankimimin e Ballukut në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres, ndërsa vendimi përfundimtar mbi masën e sigurisë do të varet nga vendimi që do të marrë Apeli i GJKKO në seancën e 9 marsit.
