Ramës i dështon takimi me shqiptarët në New York, nuk i shkojnë as 50 vetë, ja si e vuri kryeministrin me “shpatulla…

Data

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj. Por edhe pse u shit si një takim i suksesshëm dhe me pjesëmarrje të gjerë në mbi 100 persona, fotoja tregon të kundërtën. Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në New York rezultoi një dështim, me pjesëmarrje të ulët prej as 50 personash. Aktivistja e njohur shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferzileta Gjika e vuri kryeministrin përballë kritikave të ashpra, duke theksuar problemet e shumta që përballet vendi.

Gjatë diskutimit, ajo ngriti shqetësime mbi skandalin me Rrugën e Arbit, e cila po zvarritet dhe çështjen e Skavicës, duke i bërë thirrje Ramës për transparencë dhe përgjegjshmëri. Atmosfera e tensionuar tregoi një përkeqësim të perceptimit publik ndaj qeverisë, dhe si pasojë, Ramës iu desh të përballet me realitetin e një opozite gjithnjë e më të fortë, edhe në diasporë. Ky incident është një pasqyrë e qartë e sfidave me të cilat po përballet kryeministri në përpjekjet për të ruajtur mbështetje nga shqiptarët jashtë vendit. Në një kohë kur besimi dhe lidhjet me diasporën janë të rëndësishme, ky takim ka nxjerrë në pah dështimet e politikave të tij, ndërsa më poshtë po pasqyrojmë edhe një pjesë të debateve që ndodhën në takim.

Debatet

Edi Rama: Kjo rrugë (Rruga e Arbrit) nuk do të mbarojë kurrë, do ta thuash prap ti se e ke ndarë mendjen që nuk do të mbarojë, por ajo ka mbaruar dhe për Vit të Ri do të hapet tuneli.

Ferzileta Gjika: Ju i keni premtuar Dibrës dhe dibranëve që do t’i jepni shtëpinë e tërmetit? Mund të jepni një përgjigje pasi janë 35 fshatra që mbulohen me ujë dhe a ia vjen që pjesa më e bukur e Dibrës të mbulohet me ujë? Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet kur sot të gjitha hidrocentralet në të gjithë botën po shkatërrohen dhe po rehabilitohen lumenjtë e ndërsa ju kërkoni që të bëni hidrocentralin më të madh në Evropë, po e ndërtoni në Dibër. Duhet ta ri mendoni pasi në një çështje të tillë keni të bëni me zhvendosjen e mijëra banorëve dibran që ju iu keni premtuar shtëpinë e tërmetit, ndërkohë që ato kanë jetuar në trojet e tyre shekullore.

Edi Rama: Po të informoj se Skavica nuk është hidrocentrali më i madh në botë e as në Evropë, as në Shqipëri, as nuk sposton nga vendi mijëra e mijëra njerëz. Gjëja më e mirë në demokraci është se ka dhe shoqata kundër pasi pa shoqata kundër nuk do të quhej demokraci. Sa i përket Skavicës ne jemi duke e diskutuar për çështjen e financimit dhe në momentin kur do të kemi të qartë çështjen e financimit, ne do ta bëjmë Skavicën. Në mënyrë absolute, nuk bëhet fjalë për shpërngulje masive, etj, janë të gjitha të pavërteta.

Reagon aktivistja

Ndërkohë qytetarja Ferzileta Gjika ka denoncuar në rrjetin e saj social “Facebook”, të vërtetën në lidhje me takimin e Ramës me shqiptarët ne New York, teksa tregon me fakte se si Rama iu shmang pyetjes kryesore drejtuar nga ata. “Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Përse nuk e shikoni si destinacionin më të afërt turistik luginën e Drinit të Zi dhe të mbështesni me zhvillim infrastrukturor këto 7 njësi të qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nën ujë pjesën me historike te Kombit Shqiptar, ndërkohë që sot ka plot burime alternative për energji?”… ishte pyetja e drejtuar dhe video më poshtë tregon se si ju shmang kryeministri përgjigjes.

Postimi i plotë:

Sot me date 24 Shtator, 2024, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me përfaqësues te shoqërisë civile ne Diaspore, ne qytetin e Bronx, Nju Jork. Kundërshtimi ndaj Digës se Skavices ka ngritur shqetsmin ne lidhje genocidin qe i behet popullit te Dibres, fundosjen nen uje te 35 fshatrave, vendin te Kastrioteve, si dhe problematikat ne lidhje me Rrugen e Arbrit, si nje rruge qe s’mbaron kurre. Rruga e Arbrit eshte deshtimi me i madh i te gjitha qeverive dhe ende nuk ka shprese se mbaron pasi eshte shembulli me i keq i projektit dhe cilësisë se punimeve pasi e kemi pare nga afer. Pyetja konkrete qe iu drejtova nè fillim ishte kjo: “Dibra e vetmja Bashki ne Shqiperi qe ka 7 Njesi Administrative te Qeverisjes Vendore qe nuk jane te lidhura me rruge te asfaltuara e madje nuk kane ne territorin e tyre asnje metër katror asfalt.

Njesia Rec,
Njesia Zall-Dardh,
Njesia Arras (Cidhen)
Njesia Muhurr,
Njesia Lure,
Njesia Luzni,
Njesia Selishte

Keto 7 njesi administrative jane nder zonat me te varfra te Shqipërisë. Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Perse nuk e shikoni si destinacionin me te afërt turistik luginën e Drinit te Zi dhe te mbështesni me zhvillim infrastrukturor këto 7 njësi te qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nen ujë pjesën me historike te Kombit Shqiptar, ndërkohë qe sot ka plot burime alternative për energji? Kërkonte ti shmangej pyetjes, dhe nuk u përgjigj, replika vazhdoi.. Për me shume ndiqni videon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related