Elektoralet 2025, Boçi: Nuk shohim asgjë si pengesë, ndërsa në Shkodër përkatësia fetare jo problem

Data

Nënkryetari i PD Luciano Boçi, i ftuar në një studio televizive, tha se kryedemokrati Sali Berisha do të jetë aktiv përgjatë fushatës, dhe mungesa e pranisë së tij fizike do tënga puna në terren e drejtuesve politikë.

“Berisha ka thënë që do jetë shumë aktiv përgjatë fushatës. Në raport me situatën e burgosjes së tij, asgjë s’ka ndryshuar, është sërish i burgosur. S’ka një pengesë të shtuar, pengesa është e ditur por edhe e tejkaluar nga z.Berisha. Ajo që pjesë që mbulohet nga angazhimi i liderit, duhet të kompensohet nga puna e drejtuesve politik në terren të PD-së.

Çështja e mungesës së liderit është problem në anën e prezencës fizike, aq më tepër z.Berisha me karizmën e tij di të ngjallë frymë dhe të rrisë besimin e anëtarësisë së PD. Situata është e ngjashme me pandeminë e Covid-it. Tani jemi në pandemi kriminale. Komunikimet do vazhdojnë online dhe besoj se ajo pjesa e frymës që transmeton z.Berisha, do jetë prezente, do mbillet dhe do përhapet, dhe kjo pengesë do anashkalohet”.

Duke u ndalur te Shkodra, ku është drejtues politik për zgjedhjet e ardhshme, Boçi tha që përkatësia fetare nuk përbën problem në këtë qytet.

I pyetur nëse mund të garojë Berisha si deputet në Shkodër për të sfiduar Ramën, Boçi thotë:

“Është vendimi i z.Berisha që e përcakton, nuk kemi diskutuar një gjë të tillë. Loja e balancimit është lojë që bëhet dhe realizohet në bazë të valencës që kanë figurat dhe është gjë normale, nuk ka ndonjë çudi”.

Ai shprehet se PD është e bashkuar.

“Grupi i këshilltarëve bashkiakë në 90 për qind është i unifikuar dhe do funksionojë nën logon e PD-së. Procesi i bashkimit vazhdon edhe në pjesën tjetër të bazës. Nuk ka pjesë Bardhi në PD, sepse është bashkuar, nuk ka pjesë Basha sepse s’ka më formacion politik”.

Boçi tha që efekti i programit të PD për arsimin do jetë ndikues në vendet ku ka universitete rajonale dhe goditja e degëve të mësuesisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related