Partia Demokratike distancohet nga Ilir Meta, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka izolojnë Partinë e Lirisë

Data

Partia Demokratike ka shfaqur një distancim të qartë nga Ilir Meta, duke e izoluar Partinë e Lirisë. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, si figura kyçe të PD-së, po përpiqen të krijojnë një identitet të ri për partinë, të cilin e shohin si të ndarë nga koalicione të mëparshme që kanë sjellë sfida dhe kritika. Në protestën e djeshme, e cila rezultoi me një pjesëmarrje minimale dhe akte dhune, Partia Demorkatike tregoi se është në një proces të thellë vetë-reflektimi dhe ristrukturimi. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, si përfaqësues të kësaj partie, izoluan PL-në e Metës, ku ky i fundit edhe pse u pa në tubim, u konsiderua si një “mish i huaj” për identitetin e demokratëve. Kjo është një shenjë e qartë se PD po përpiqet të rishikojë strategjitë e saj dhe të ruajë integritetin e brendshëm, sidomos pas kritikave për përfitimet që Meta dhe partia e tij kanë marrë në kurriz të demokratëve ndër vite.

Pra ky distancim nga figura të kontestueshme si Ilir Meta është një përpjekje për të pastruar imazhin e PD-së dhe për të rikthyer besimin e elektoratit. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që Partia Demokratike të riafirmojë qëllimet e saj dhe të ndihmojë në ndërtimin e një vizioni të ri politik, që t’i shërbejë më mirë interesave të qytetarëve. Ndërkohë përveçse i dhanë një goditje të fort ish-presidentit Meta, demokratët nuk është se korrën ndonjë fitore dje, pasi në një kohë kur protesta duhet të shërbente si një platformë për të shprehur pakënaqësinë e popullit, përgjigja e kufizuar ndaj thirrjes së Sali Berishës për t’iu bashkuar tubimit reflekton një humbje besimi në radhët e militantëve. Sipas asaj që u pa dje, u duke se protesta në vend që të ishte një revoltë masive, ajo më shumë ngjante më shumë si një tubim sindikatash, çka tregon se demokratët janë të zhgënjyer me lidershipin e PD-së. Po ashtu, ajo që ra në sy është se Gazment Bardhi nuk mbante bluzën “Free Berisha”, ndryshe nga Noka dhe deputetët e tjerë.

Reagon Meta

Nga ana tjetër, kujtojmë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar dje protestës së PD. Meta doli nga selia e PL, i shoqëruar nga Tedi Blushi, ndërsa dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat. Meta u tregua i rezervuar për skenarët e protestës, ndërsa tha se dënimi i Salianjit është politik. I pyetur nëse i mungon Monika Kryemadhi në këtë aksion, Meta preferoi ta shmang këtë përgjigje duke thënë se Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve. “Përmbysja e regjimit të narko shtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, aq më tepër aktit të fundit banditesk të dënimit polik të Ervin Salianjit, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lodhjet në nivelet më të lara të narko qeverisë.

Në Kosovë u rritën pensionet 20%, gati 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Rama ka ardhur në qeveri, mesatarja e çmimeve në Shqipëri në raport me BE ishin 50% tani janë 90%. PL e ka bërë të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, me politika konkrete për mbështetjen e familjeve të reja, mbështetjen e nënave s ai takon politikave të lindshmërisë dhe lehtësive në këto raste dhe përfundon me Shqipërinë fuqi eksportuese. Jemi vendi me nivelin më të dobët të konkurrueshmërisë, produktivitetit në rajon. Maqedonia që s’ka as dalje eksporton 57% sot. Ne do të qëndrojmë deri në përmbysjen e narko-regjimitm, narko-drejtësisë, narko-ekonomisë, në mënyrë që vendi t’i kthehet prodhimit, të mbështeten fermerët shqiptarë, fabrikat që prodhojnë në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related