Altin Dumani vizitë “blic” në Zvicër, takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm, a do të sjellë në Tiranë…

Data

Deklaratat e bujshme të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, si në daljen e tij në intervistën që dha disa muaj më parë, por edhe skandalet që plasi së fundmi në pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë e emisionit “Report” në RAI 3, si edhe reagimin e fundit në gazetën gjermane, po vërtetojnë atë që gazeta “SOT” e ka thënë prej kohësh që shërbimet e huaja po e mbajnë nën mbikëqyrje ish-zv/kryeministrin socialist si dëshmitar kyç në disa afera korruptive të qeverisë shqiptare. Kjo mund të jetë dhe arsyeja që nuk po e sjellin me urgjencë në Tiranë, pasi edhe SPAK nuk mori asnjë masë për ta parandaluar ikjen e tij.  Ende nuk dihet nëse Ahmetaj ka bashkëpunuar me autoritet dhe prokurorinë zviceriane, por diçka e madhe po lëviz së fundmi pasi kreu i SPAK Altin Dumanit prej disa ditësh ndodhet për një vizitë në Zvicër, kurse ditën e djeshme ai është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të këtij vendi. Thuhet se Ahmetaj ka vendosur në dispozicion për shërbimet e huaja emra, llogari bankare dhe dosje voluminoze. Por a do t’i marrë me vete këto informacione edhe Dumani? SPAK e di shumë mirë, madje dhe Ahmetaj se nëse do të përfundonte në burgjet shqiptare, do t’i mbyllej goja, siç ndodhi me rastin e Saimir Tahirit, i cili u arrestua por nuk nxori asnjë emër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related