Samir Mane, një nga aliazhet që lidh Berishën me Ramën, ish-kryeministri nuk ia përmend kurrë emrin, djali i tij…

Data

Sali Berisha për hallin e fëmijëve të tij që në dosjen 500 faqëshe të SPAK dalin si “bankomatë” të tij, thotë se ka nisur revolucion kundër Edi Ramës, por në asnjë rast nuk ka akuzuar, madje as përmendur emrin e oligarkëve me të cilën ndan pushtetin kryeministri. Arsyeja është fare e thjeshtë: Berisha, përmes të birit, Shkëlzenit dhe vajzës së tij Argitës, mbështetet në “revolucionin” e tij nga këto biznese që marrin miliona euro nga tenderat e qeverisë. Shembulli më konkret është oligarku Samir Mane.

Nëse Berishës i përmend emrin e Manes, me siguri do të përtypet mirë dhe nuk do thotë asnjë gjë qoftë edhe t’ia përmendë emrin. Sa prona i kanë rënë “në prehër” Saimir Manes duke llogaritur vetëm ato të denoncuara në media, apo duke parë dhjetëra VKM- të e ligjet e 10 viteve të qeverisë Rama? Por edhe të asaj Berisha që nga viti 2005, (kur nisi elefantizimin), deri në vitin 2013? Ish-kryeministri s’mund të denoncojë 60 mijë metër katror truall në Portin e Vlorës të përfituara nga Samir Mane me 1 euro për të ngritur kulla, rezidenca dhe hotele, jo se nuk cenon interesin e qytetarëve, por se ja mbyllin gojën lidhjet e pashkëputura me të. Samir Mane është provuar edhe me foto që është mik shtëpie, madje i ftuar VIP te dasma e Shkëlzenit.

Kjo është arsyeja se pse Sali Berisha sulmon koncesionin e Portit të Durrësit të marrë nga arabët, por nuk ka pipëtirë për Portin e Vlorës, të përfituar me të njëjtën skemë nga Samir Mane. Me Manen, lidhjet janë vendosur që kur Berisha qeveriste dhe oligarku ngrinte TEG-un në Tiranë, duke ‘detyruar’ Berishën që të hartojë dhe zbatojë me prioritet të gjitha projektet rrugore që të çonin te qendra tregtare e Samir Manes, që ironikisht doli më sloganin ‘Të gjitha rrugët të çojnë në TEG’.

Shkëlzeni jeton në kompleksin “Rolling Hills” të Samir Manes

Pak muaj më parë, gazetari Mero Baze tregoi me detaje disa fakte qw ngrenë dyshime pwr fshehje tw ardhurash dhe pastrim parash te kompleksi i Samir Manes. “Janë tre vila ngjitur në Rolling Hills të Samir Manes, lagjja e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët. Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha. Vila edhe pse ka roje sigurie, rezidenca sigurohet nga roje private. Nuk është ndonjë problem i madh se të gjithë e dimë që Shkëlzeni ka lekë për më shumë se një vilë si ajo. Problemi është tek fshehja e pasurisë së njerëzve që merren me politikë. Në praktikën e tij jo dhe aq shumë inteligjente, ai është bazuar tek fshehja e pronave tek një rreth i ngushtë njerëzish, që janë gjithsej 3 deri 4 vetë, të cilët marrin përsipër të kenë emrin tek certifikata e pronave të tij në bregdet dhe vilat ku jeton”, tha nder te tjera Mero Baze.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related