Deputetja e PD-së, Ilda Dhori, e ftuar në një intervistë televizive, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si ai ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar këtë si një formë të “lloqesh” dhe monologje.
Sipas Dhorit, Rama nuk po përmbush detyrat e tij si kryeministër, duke u shmangur nga Kuvendi dhe duke preferuar të komunikojë përmes Facebook-ut dhe platformave të tjera sociale, duke i lënë pas shqetësimet dhe hallet e qytetarëve.
“Se çfarë bën Rama ato më duken monologjet, se ai në vend që të flas me veten para pasqyrë, ka zgjedhur ta bëj publike dhe të përdor rrjete sociale. Unë e pres Ramës që të vij në parlament, aty ku e kane mandatuar edhe zgjedhësit për i qeverisur dhe për ti dëgjuar se çfarë ka për të thënë të gjitha hallet dhe shqetësimet e tyre. E jo që të rrije dhe të bej lloqe në Fb, apo çfarë përdor, dhe të flas me veten.
