“Tirana zyrtare hesht!”/ Genc Burimi reagon ashpër: Në tetor Serbia miraton ligje për arrestimi i zyrtarëve të Kosovës

Data

Analisti Genc Burimi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në rajon që pas daljes së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë të pak ditë më parë, ku renditi dhe shtatë pika, kushte për Kosovën.

Burimi shkruan se pas vizitës së Vulin në Rusi dhe premtimit për ripërsëritje të kontratës për furnizimin me gaz, Beogradi “mori zemër”.

Ai shton se fjalimi i Vuçiç duhet të shqetësojë të gjithë, përfshirë Shqipërinë, teksa nënvizon faktin se në tetor Parlamenti serb pritet të miratojë ligje që çojnë në kriminalizimin e të gjithë organeve të Shtetit të Kosovës, lëvizje kjo që mundëson edhe lëshimin e urdhër arresteve kombëtare dhe ndërkombëtare për zyrtarët e Kosovës.

“Dy gjëra duhen nënvizuar nga fjalimi i Vuçiçit mbi Kosovën. Toni dhe permbajtja.
Toni u pa tek mënyra më shumë se provokative kur Vuçiç u shpreh me tallje se kosovarët le të vazhdojnë po të dojnë të ëndërrojnë për pavarësinë e tyre, serbët asgjë nuk do të mund t’i ndalë.
Përmbajtja ishin dy gjëra të frikshme. Pas 45 ditësh , pra në fund të muajit tetor, parlamenti serb, sipas Vuçiçit do të votojë një kuadër të ri ligjor që çon në kriminalizimin e të gjithë organeve të Shtetit të Kosovës . Varroset kështu jo vetëm plani franko-gjerman i para dy viteve njohur si marrëveshja e Ohrit për paqe midis Serbisë dhe Kosovës, por varrosen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Serbisë me BE-në mbi Kosovën që nga pavarësia e Kosovës. Kjo llogjikë e re serbe e çuar në ekstrem do të mund thotë këtej e tutje mandate arresti kombëtare dhe ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për arrestimin e qeveritarëve dhe çdo tjetër zyrtari të Shtetit të Kosovës”, shkruan Burimi.

Analisti shkon më tej, duke evidentuar që Shqipëria premton mbrojtje për Kosovën në rast të një lufte, por që në fakt nuk i ka kapacitetet për diçka të till=, pasi prej një dekade ka parë NATO-n si mburojë.

Reagimi i plotë:

Cfare ironie! Sa e largët duket tani ajo ditë kur Edi Rama në vizitën e tij historike në Serbi më 10 nëntor 2014 i thoshte presidentit serb ne zemër të Beogradit se Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm dhe i pandryshueshëm që Vuçiç duhet ta pranonte. Më shumë se një mesazh për Serbinë , Rama u jepte mesazh shqiptarëve se me të dhe Rilindjen e tij që sapo kishte ardhur në pushtet në Tiranë , Kosova do të kishte këtej e tutje avokatin më efikas që kishte patur ndonjëherë.
Fiks dhjetë vjet më vonë, Vuçiç duke shpallur planin e tij të premten e kaluar që përgatit ripushtimin e Kosovës , ai i kundërpërgjigjet në një fare mënyre edhe Edi Ramës me këto fjalë: « Asgjë nuk mund të na ndalë më ne serbët (për rimarrjen e Kosovës)! Kosovarët as në ëndërr nuk kanë për ta parë më pavarësinë »
Këto fjalë kaq të rënda, bartëse të një lufte të pashmangshme, të shoqëruara dhe me përgatitjen e një ligji të ri të posaçëm të Serbisë ndaj Kosovës , nuk kanë provokuar deri tani asnjë reagim tek Tirana zyrtare.
A mund të imagjinohet të rrijë Greqia e heshtur nëse Erdogan kërcënon Nikozinë dhe gjithë pavaresinë e Qipros siç e bëri haptazi Vuçiç ndaj Prishtinës dhe mbarë Kosovës të premten 13 shtator ?

Serbia rivendos shërbimin e ushtarak

Fjalimi solemn i Aleksander Vuçiçit mbi Kosovën ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga shume media serbe si një fjalim me përmbajtje tepër të veçantë. Ai fjalim i presidentit serb të premte e kaluar vinte vetëm një javë pas vizitës në Moskë të zv/kryeministrit serb, « famëkeqi » Aleksandar Vulin, ish-drejtuesi i sherbimeve sekrete të Serbisë cilësuar non grata nga Shba-të, gjë që s’e pengoi aspak atë të bëhet numri dy i qeverisë serbe. Si për të pëgatitur terrenin për fjalimin krejt të ç’kompleksuar të Vuçiçit mbi Kosovën, Vulin nga Moska i thurri dafina miqësisë serbo-ruse. « Serbia është aleate e Rusisë”, deklaroi zëvendëskryeministri serb në Moskë, duke e ndjerë të nevojshme të shtojë po ashtu : “E udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, dhe ajo nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë » tha Vulin më 4 shtator pas shtrëngimit të duarve në Moskë me Putinin.
Është në këtë konteskt “shpatullash të ngrohta” nga Moska , marrë dhe në kuptimin e parë të fjalës pasi ne marsin e ardhshëm Rusia pritet t’i zgjase kontratën e furnizimit me gaz Serbisë, që Vuçiç, gjeti kurajon të mbajë atë fjalim luftënxitës mbi Kosovën përballë heshtjes totale të Tiranës.
Dy gjëra duhen nënvizuar nga fjalimi i Vuçiçit mbi Kosovën. Toni dhe permbajtja.
Toni u pa tek mënyra më shumë se provokative kur Vuçiç u shpreh me tallje se kosovarët le të vazhdojnë po të dojnë të ëndërrojnë për pavarësinë e tyre, serbët asgjë nuk do të mund t’i ndalë.
Permbajtja ishin dy gjëra të frikshme. Pas 45 ditesh , pra në fund të muajit tetor, parlamenti serb, sipas Vuçiçit do të votojë një kuadër të ri ligjor që çon në kriminalizimin e të gjithë organeve të Shtetit të Kosovës . Varroset kështu jo vetëm plani franko-gjerman i para dy viteve njohur si marrëveshja e Ohrit për paqe midis Serbisë dhe Kosovës, por varrosen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Serbisë me BE-në mbi Kosovën që nga pavarësia e Kosovës. Kjo llogjikë e re serbe e çuar në ekstrem do të mund thotë këtej e tutje mandate arresti kombëtare dhe nderkombëtare të lëshuara nga Serbia për arrestimin e qeveritarëve dhe çdo tjetër zyrtari të Shtetit të Kosovës. Ja si u shpreh Vuçiç në fjalimin e tij :
“Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë brenda 45 ditëve do të miratojë vendimin me të cilin do të shpallet paligjshmëria e të gjitha organeve dhe institucioneve të krijuara në territorin e Kosovës dhe Metohisë pas shpalljes ilegale të pavarësisë. Falë vendimit që ne do të marrim i gjithë aktiviteti dhe aktet e njëanshme të organeve të Kosovës bëhen ligjërisht inekzistente dhe nuk mund të prodhojnë pasoja apo efekte juridike. Një procedurë e ngjashme u ndërmor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related