Kastriot Aliaj rrëfen krimet monstruoze të Berishës: Si UDB e vendosi në krye të PD,nga ndërhyrja e Azem Hajdarit te…

Data

Analisti i njohur, Kastriot Aliaj ka nxjerrë disa fakte tronditëse për biografinë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rolin e tij në historinë e tranzicionit shqiptar. Në një analizë për gazetën  Z.Aliaj, tregon me detaje lidhjet e ish-kryeministrit me agjenturat e huaja duke ofruar një analizë që e çon lexuesin përtej historive të zakonshme dhe duke nxjerrë në pah implikimet e tij të mëdha në proceset demokratike dhe politike në Shqipëri. Sipas tij, në krye të PD Berisha u vendos nga UDB, ndërsa amerikanët sipas tij i prenë marrëdhëniet me ish-kryeministrin duke i vendosur vijat e kuqe në’97-’98. Analisti tregon gjithashtu dhe trajtimin mjekësor që ka marrë Sali Berisha në Austri.

Ja analiza e plotë e Kastriot Alijan për gazetën

Një nga veçoritë karakteristike të kësaj epoke tranzitive, është mungesa e korrektësisë politike e drejtuesve të partive, që të konsideruar idhuj në krye të tyre, ku u janë thurur kulte heroizmi siç po ndodh me “non gratën”, janë kthyer në mallkim biblik për proceset demokratike. Kështu po ndodh me njeriun më problematik të historisë së tranzicionit Sali Berishën, që me devizën e rolit të viktimës, ka stopuar jetën politike sociale në Shqipëri duke pushtuar të gjithë sistemin mediatik. Ballkoni i shtëpisë së tij, i kthyer në foltore nga admiruesit dhe mediat, po e trajtojnë këtë figurë pa kurrëfarë dinjiteti, sikur të jetë vetë zoti i zbritur në tokë, sikur të jetë krijuesi i kombit shqiptar dhe jo shkatërruesi i tij. I izoluar formalisht në majë të ballkonit, duke mos i privuar asnjë kusht për komunikim me mediat, si dhe mbështetësit fanatik të tij në rrugë e në sheshe, vazhdon të mbjellë vrer ,urrejtje dasi e agresivitet.

Mediat rrotull tij që kryesohen nga TV Syri Net, e drejtuar nga Çim Peka, por që pas saj fshihet themeluesi dhe financuesi Shkëlzen Berisha, do t’i kishte zili edhe shefi i propagandës naziste Gebels, në se do të ishte gjallë. Me këto media ai duke shpërdoruar çdo etikë komunikimi, me doktrinën e tij destruktive ka ngritur sulmet kundër aleateve strategjikë, por në mënyrë të veçantë kundër institucionit të drejtësisë SPAK-ut, të cilën e konsideron veprimtari denigruese kundër tij, të ngritur nga Rama dhe Sorosi. Saliu përballjen me drejtësinë e vonuar në procedimin e akuzave të ngritur kundër tij, po e kthen në një filozofi përfituese në kohë, duke i stopuar ato për të dalë nga gremina ku ka rënë. Historia nëpër të cilën ka kaluar Saliu, është e mbushur me prapaskena,mashtrime, afera, krime, që mbajnë vulën e tij si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Të gjitha këto fakte historike, që krijuan profilin e tij, ndikuan drejtë për drejtë në qëndrimin në pushtet dhe në krye të PD.

Kush është në të vërtetë Sali Berisha?

Po kush është në të vërtetë Sali Berisha, që shqiptarët kanë shumë paqartësi dhe hamendësi, për të zbërthyer anatominë destruktive të tij? Kush është historia e vërtetë e origjinës së tij dhe familjes? A është ADN-ja e tij me gjak shqiptari? A është doktrina e tij një dosje e zezë për Shqipërinë? Të gjitha këto dhe të tjera fakte, do t’i ndriçojmë më poshtë sipas të dhënave të dosjeve të tij “Penicilina” dhe “Bisturia”. Gjyshërit e tij kanë qenë rus nga rrethinat e detit Kaspik, të ardhur në Ballkan në shek. e 19-të. Pas përfshirjes së tyre në trazira të përgjakshme në rrethinat e Gjakovës, bënë që të futen në hasmëri, për të cilat kanë folur vite më parë edhe banoret e atyre trevave. Të parët e tij të futur në konflikt, me banorët rrethinave të Gjakovës, marrin mbiemrin Berisha më i përdorur në ato treva, konvertohen në musliman dhe vendosen në fshatin Viçidol të Tropojës. Me ardhjen në Tiranë në fakultetin e drejtësisë, ai i kërkon ndihmë vëllait të madh Idrizit, i cili nuk jeton më, për t’u pranuar në PPSH. Ai e ndihmoj edhe për të bashkëpunuar me degën e punëve të brendshme, me pseudonimin “Penicilina”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related