Tentoi t’i vidhte bagëtitë nën kërcënimin e armës, arrestohet 27-vjeçari në Malësinë e Madhe

Data

Një 27 vjeçar banues në fshatin Vukël është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë e imta një personi në kullotën e fshatit Nikç,

Policia bën me dije se është sekuestruar një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related