“Duam rrugë, jo premtime”, banorët e Luzit nuk ndalen me protestat

Data

Banorët e fshatit Luz kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar përmirësimin e rrugës kryesore të zonës, e cila sipas tyre prej vitesh ndodhet në gjendje të rëndë.

Kjo është hera e disatë që komuniteti proteston, ndërsa pavarësisht se ditën e djeshme policia procedoi disa prej protestuesve për organizim të një proteste pa leje, banorët shprehen të vendosur të mos tërhiqen.

Ata theksojnë se mungesa e infrastrukturës po u vështirëson jetën e përditshme dhe se nuk do t’i japin fund tubimeve derisa institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprime konkrete për rregullimin e rrugës. Sipas tyre, premtimet e përsëritura nuk mjaftojnë më dhe kërkojnë zgjidhje reale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related