Një shpërthim ka ndodhur në një mobileri në lagjen nr. 14, në Durrës.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në ambientet e biznesit.
Si pasojë e shpërthimi është dëmtuar fasada e godinës, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Autorët nuk janë indetifikuar ende, me autoritetet po vëzhgojnë kamerat e sigurisë në zonë.
