Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi rrezikojnë deri në 15 vite burg për dosjen “Partizani”, juristja Brizida Gjikondi…

Data

Juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar lëvizjen e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke marrë zyrtarisht nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për pasurinë e tyre të dyshuar në kuadër të dosjes “Partizani”. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristja Brizida Gjikondi ka ofruar një pasqyrë të detajuar mbi situatën, duke treguar se çfarë mund të ndodhë në procesin gjyqësor që i pret ata, i cili mund të zgjasë disa muaj.

Gjikondi ka zbuluar gjithashtu “kleçkën” që mund ta nxjerrë ish-kryeministrin jashtë politikës dhe të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen e tij. Madje në këtë intervistë, zonja Gjikondi tregon se si ata i kanë fshehur paratë, rreziqet që i kanosen Berishës e Malltezit dhe pasojat e mundshme të këtij hetimi për karrierën e tyre politike.

-Zonja Gjikondi, dy ditë më parë, SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën “korrupsion pasiv” për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Po ashtu edhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, që e akuzon për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. “Korrupsioni pasiv” që akuzohet Berisha, cila është masa ndëshkimore që parashikon ligji për këtë vepër penale?

Kodi Penal ka pësuar ndryshime. Këto lloj veprash duke qenë që janë bërë cilësore në Shqipëri, meritojnë dënim nga 4-12 vjet. Sikurse për veprën e pastrimit të parave që akuzohet dhëndri, Jamarbër Malltezi, që përfshin të dy akuzat, ka një dënim prej 5-15 vjet. Gjithashtu Berisha po deklarohet për mos deklarim pasurie e të mos harrojmë që po hetohet pasuria e tij, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, që nuk kanë plotësuar detyrimin ligjor të deklarimit të pasurisë, por i kanë fshehur ato.

Fondacioni, i cili drejtohet nga zonja Liri Berisha, flitet prej vitesh për lidhjet e saj me një person, i cili është në kërkim ndërkombëtar, me Rezart Taçin. Shumë problematika të tjera të cilat lidhen me këtë familje e cila siç është vërtetuar se vetë Berisha ka firmosur, ka nënshkruar me firmë e me vulë akte të qeverisë shqiptare për t’i dhënë dhëndrit të tij pasuri publike që t’i shfrytëzonte për t’i kthyet në asete private.

-Berisha e kaloi me të qeshur, pasi tha se më paska korruptuar dhëndri?

Me të qeshur por u tregua edhe dinak kur tha që nuk kam bërë vepër penale, ndaj nuk mund të ndiqem penalisht. Po ta dëgjoni me vëmendje ai indirekte pranoi se ka thyer një vepër civile, administrative e jo penale. Për herë të parë po shohim që është një Prokurori, e cila është jo më në varësi të Berishës, nuk influencohet më as nga presionet e tij. Berishën e pashë një burrë frikacak sepse një burrë që mendohet në moshën e tij, nuk bashkon fatin personal me fatin e një batalioni të shpartalluar që i jep Shqipërisë në sy të mediave dhe të opinionit ndërkombëtar. Vetëm një qenie frikacake, bën atë që bën ai, një burrë që është burrë shkon përballet me drejtësinë dhe merr kusuret për veprimet që ka bërë, por kurrsesi të fshihet pas një partie, të cilën me djallëzi arriti ta fuste në fustanellën e tij dhe ta bëj si batalionin në pararojë që gjoja të mbrohet.

-Këtë e ka përdorur duke thënë se lideri i opozitës po mbahet padrejtësisht i burgosur?

Nuk mund të flitet kështu, biles ligjërimi i Berishës dhe shpurës së tij ishte duke treguar me gisht krahun përballë. Risia e Berishës ishte se për herë të parë pranoi me zë dhje figurë thoshte shpeshherë që do të kandidojë si kryeministër, kjo jep bindjen se është një burrë frikacak, i përçarjes së kombit i cili përpiqej që fatin e tij si “non-grata”, i bënte karshillik shtetit më të fuqishëm si Amerika, të marr peng një vend të tërë vetëm për problemet që ka. Të shpallësh kandidaturën për kryeministër dhe të thuash këtë vit të kandidojë kushdo në zgjedhjet e ardhme, kjo tregon që është i pashpirt, i cili vazhdon me huqin e tij të përçarjes së shqiptarëve vetëm për interesat e veta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related