Dashi
Ditë shumë e qetë dhe aspak problematike për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju bëjë ta dashuroni edhe më shumë jetën. Beqarët do fiksohen pas një personi dhe mund të mërziten tej mase kur të mos arrijnë ta bëjnë për vete. Neptuni do ju nxisë të bëni gabime në planin financiar, ndaj shmangni shpenzimet e pamenduara.
Demi
Pasioni do të rindizet gjatë kësaj dite në jetën sentimentale dhe gjithçka do ecë për mrekulli. Ju dhe partneri do i shprehni ndjenjat me më shumë intensitet. Beqarët duhet të dalin më shpesh dhe të frekuentojnë ambiente me shumë njerëz, pasi kështu rriten shanset për të gjetur personin e duhur. Në financa ndiqni një strategji strikte.
Binjakët
Bëni kujdes me fjalët që do thoni sot, sepse situatat mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit. Beqarët nuk duhet të tregohen impulsivë, përndryshe do kenë probleme serioze. Financat do mbeten të qëndrueshme për sa kohë që shpenzoni me maturi.
Gaforrja
Ata që janë në një lidhje do përjetojnë momente shumë pasionante dhe emocionuese. Gjithçka do jetë edhe më e bukur nga sa e kishit imagjinuar. Beqarët do fillojnë një histori të re dashurie, por e ardhmja e saj varet nga sjellja e tyre. Financat mbeten delikate, ndaj çdo shpenzim duhet menduar mirë.
Luani
Ka gjasa për konflikte të forta mes jush dhe partnerit. Secili do kërkojë të dalë e tija dhe kompromiset do jenë të vështira. Kujdes me autoritetin e tepruar. Beqarët ndihen gati për të nisur një histori të re. Financat do jenë të mbrojtura dhe pa shqetësime.
Virgjëresha
Ditë shumë pozitive për jetën në çift. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Beqarët ende nuk do arrijnë të krijojnë lidhjen e ëndërruar dhe duhet të presin pak më gjatë. Në planin financiar mos humbni optimizmin – me përpjekje do ia dilni.
Peshorja
Zemra nuk do përjetojë emocione të veçanta sot. Merrini gjërat ashtu si vijnë, pa menduar shumë për të ardhmen. Beqarët duhet të tregohen më të duruar për të gjetur personin e duhur. Financat do jenë problematike për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara.
Akrepi
Do keni disa mosmarrëveshje në jetën në çift, por nuk duhen dramatizuar. Me qetësi dhe durim gjithçka rregullohet. Beqarët nuk do ndihen ende gati për një lidhje. Financat do jenë shumë të mira dhe do arrini të përballoni çdo shpenzim.
Shigjetari
Dëshirat tuaja do jenë të shumta dhe partneri nuk do mund t’i plotësojë të gjitha. Merrini gjërat me qetësi. Beqarët do kenë mbështetjen e Jupiterit dhe do realizojnë takime të shumëpritura. Financat përmirësohen ndjeshëm dhe do mund të kurseni.
Bricjapi
Jeta në çift nuk do jetë ashtu siç e kishit ëndërruar dhe mund të lindin debate të forta. Beqarët duhet të ruajnë vetëkontrollin dhe të shmangin vendimet e nxituara. Financat do jenë shumë të favorshme, madje më mirë nga sa prisnit.
Ujori
Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë në jetën tuaj sentimentale. Partneri do ju adhurojë në disa momente. Beqarët do tërheqin shumë persona, sidomos në ambientin e punës, por nuk do ndihen gati për një lidhje serioze. Financat kërkojnë kujdes maksimal.
Peshqit
Ditë shumë e veçantë për ata që janë në një lidhje. Bashkëpunimi me partnerin do jetë perfekt. Beqarët do kërkojnë kudo princin e kaltër, por ende nuk do e gjejnë. Financat do jenë të paqëndrueshme, ndaj matuni mirë para çdo shpenzimi.
