Foto/ Shkëmbim vrasjesh, ish-polici u përndoq për t’u ekzekutuar për llogari të Pëllumb Gjokës

Data

Zbardhen fotot e pa publikuara që tregojnë ndjekjen pa ndërprerje në Tiranë të Kleanth Musabelliut, nga njerëz të grupit “Bajri-Gjoka” me qëllim vrasjen e tij për llogari të biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka.

Gjoka, kishte një inat të vjetër me Musabelliun, pasi në vitin 2017 ky i fundit e kishte plagosur me armë në këmbë si pasojë e një konflikti të lindur për sherrin e fëmijëve në shkollë.

Ndjekja këmba-këmbës, është kryer mes periudhës qershor – tetor të viti 2020 nga Klaudor Haka, një personazh i futur nga biznesmeni i lojërave të fatit Pëllumb Gjoka dhe kreu i grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri.

Të dy këta impenjohen maksimalisht të vrasin një ish-punonjës të Policisë së Burgjeve, i quajtur Kleanth Musabelliu, ku detyrën për gjetjen e njerëzve që do kryenin eliminimin fizik të tij, Bajri ia kishte besuar maksimalisht biznesmenit tjetër, Ervis Martinaj.

Për planin e vrasjes së Musabelliut, Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn, ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkëmbim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinajt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related