Balliu tha se protesta është e ligjshme dhe policia duhet të zbatojë ligjin.
Thirrja e Balliut ka ardhur 1 orë pas nisjes së protestës, ndërsa Policia e Shtetit që në minutat e para ka ndërhyrë për të liruar akset e bllokuara nga protestuesit.
Në të paktën një nga pikat ku protestohet, atë te Bashkia e Tiranës, policia ka ndërhyrë me autobotin që hedh ujë me presion. Këtu raportohet se ka pasur disa zonja protestuese të dëmtuara si pasojë e presionit të ujit.
