Sali Berisha: Të përballemi me diktaturën, jemi 100 herë më të fortë se ata

Data

Pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025, lideri i opozitës ka paralajmëruar për tentativat e kryeministrit Edi Rama për të grabitur mandatin e 4-t për të qeverisur vendin. Nga qëndresa qytetare, Berisha kërkoi nga shqiptarët të mos ndalen, por të përballem me atë që e cilësoi një diktaturë, duke thënë se qytetarët e vendit janë 100 herë më të fortë se ata.

“Ndaj dhe, iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të dalim nga apatia, të dalim në shesh të Mejdanit, të dalim të përballemi me diktaturën, se ne jemi jo 1, po 10, po 100 herë më të fortë se ata. Ndaj miqtë e mi, edhe njëherë ju falënderoj me mirënjohjen më të thellë dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën kundër kësaj diktature, e cila po bën gjithçka dhe në masa ekstreme kërkon të grabisë mandatin e 4-t. Kurrë më! O, sot, o, kurrë! Te gjithë në këmbë! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore”, u shpreh Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related