Rithemelimi prezantoi dje zyrtarisht draftin me propozimet për Reformën Zgjedhore, që do të çohet në tryezën e Grupit të Dialogut. Shtyllat kryesore që PD e Rithemelimit kërkon, janë rikthimi I koalicioneve parazgjedhore të përbëra, lista të hapura e kthimin e KQZ në një trupë të vetme, me risinë e votës së detyruar. Një nga kërkesat është rikthimi i koalicioneve me listën e hapur të partive të koalicionit, siç kanë qenë para marrëveshjes së 5 qershorit 2020. Pika e panegociueshme, për Rithemelimin është pranimi i kthimit të koalicioneve si para ndryshimeve kushtetuese të korrik 2020. Ata kujtojnë se marrëveshja e qershorit pati ka konsensusin e palëve politike dhe nuk u përshëndet vetëm nga ambasadorët, por edhe nga kancelaritë diplomatike në Uashington, në Bruksel, Berlin e me radhë. Por një ditë më parë kreu i qeverisë mohoi që mazhoranca të lëshojë këtë pikë. Këto qëndrime dukshëm larg njëra tjetrës, ngrenë pikëpyetjen a do të arrijnë të prodhojnë një produkt konsensual palët në Grupin e Dialogut, të ngritur mbi të gjitha për të çuar përpara Reformën zgjedhore, apo nëse do të dështojnë për të shkuar në 2025 me rregulla të reja loje. Sakaq kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit është angazhimi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese. “Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK të mos vijnë rrotull dhe t’i hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë. Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota”, deklaruan përfaqësuesit e opozitës në grupin e dialogut i ngritur mes Rithemelimit dhe mazhorancës. Ndërkohë Rithemelimi, angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e diasporës.
Reforma Zgjedhore, Rithemelimi kërkon rikthimin e koalicioneve, lista të hapura të partive dhe votën e diasporës
Data
