Grabitjet dhe aferat e Ramës, Berisha: Porti i ri, koha që shqiptarët të mos paguajnë 1.3 miliardë euro gjobë

Data

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri dje thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për t’u ngritur kundër grabitjeve dhe aferave që kryeministri Edi Rama i bën vendit dhe Shqipërisë. Në ditën e 246 të qëndresës qytetare, Berisha tha se përmes kësaj proteste, po mbahet gjallë dhe e pamposhtur fryma e opozitarizmit, një meritë historike e qytetarëve, siç e cilësoi lideri demokrat. Sipas Berishës, ka ardhur koha që shqiptarët të mos lejojnë Ramën dhe sojin e tij, të vjedhin e plaçkisin miliarda euro në Portin e Durrësit, duke i gjobitur ata me 1.3 mld euro për ndërtimin e portit të ri.

“Të mos lejojnë, që Edi Rama me sojin e tij të vjedhë dhe plaçkitë miliarda euro në portin e Durrësit dhe të gjobisë shqiptarët me 1.3 mld për ndërtimin e portit të ri dhe taksat e munguara të investitorit strategjik, ortak kryesor i Alabarit, Edi Rama. Të mos lejojnë që të vidhen pjesët më panoramike, të vidhet kanioni që renditet ndër kanionet më mahnitëse në botë, kanioni i Gjipesë, vetëm e vetëm se kryehajduti i ka vënë syrin për të ndërtuar parajsën e tij”, nënvizoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related