Zjarr në një banesë në Vithkuq, ja dyshimet paraprake

Data

Zjarr në një banesë në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ka shpërthyer në katin e dytë të një godine. Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës, zjarri ka djegur totalisht orenditë e një dhome, ndërsa ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur saj.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve. Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related