Eriona Ismaili shkon me taksi në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e betimit

Data

Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, këtë të premte është zhvilluar ceremonia e betimit të ministrave të rinj përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia u mbajt në Pallati i Brigadave, ku anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave u betuan zyrtarisht përpara kreut të shtetit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë ceremonisë ishte mbërritja e ministres së re të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, e cila u paraqit me taksi për të marrë pjesë në betim.

Ndryshimet në kabinet u miratuan një ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit, ku u votuan dekretet për gjashtë shkarkime dhe shtatë emërime të reja në poste ministrore.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët e saj bllokuan foltoren e Parlamentit dhe qëndruan në këmbë gjatë procesit të votimit.

Sipas rezultateve të votimit në Kuvend:

  • Albana Koçiu u emërua zv.kryeministre me 83 vota pro dhe 3 kundër.
  • Ferit Hoxha u emërua ministër i Jashtëm me 83 vota pro dhe 4 kundër.
  • Besfort Lamallari u emërua ministër i Brendshëm me 83 vota pro dhe 4 kundër.
  • Ermal Nufi u emërua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.
  • Toni Gogu u emërua ministër i Drejtësisë me 83 vota pro dhe 5 kundër.
  • Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.
  • Ndërsa Eriona Ismaili u emërua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota pro dhe 4 kundër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related