Një 39-vjeçar u arrestua në Britani, i dyshuar si drejtues i një organizatës rebele të lidhur me Hamasin, i cili planifikonte sulme ndaj institucioneve izraelite dhe hebraike në Gjermani.
Tre persona të tjerë, që mendohet se janë pjesë e së njëjtës organizatë, u arrestuan në Gjermani në shtator dhe akuzohen për furnizim me armë zjarri dhe municion.
Sipas rrjetit televiziv britanik ITV, 39-vjeçari britanik, i cili përballet me kërkesën për ekstradim në Gjermani, është “djali i një zyrtari të lartë të Hamasit”.
Aktivisti Aman Bhogal, nga lëvizja “Global Britain”, deklaroi për European Conservative se “për shumë kohë, çdo lloj ekstremisti dhe terroristi nga e gjithë bota ka pasur hyrje të lehtë në Britani, si mbi një ‘tapet të kuq’”.
Ai shtoi se “elita liberale ka shpërndarë pasaporta si karamele, duke shpallur ‘britanikë’ çdo lloj personi.
Dhe kur një problem i importuar përfshihet në terrorizëm, mediat kryesore të sistemit e quajnë ‘britanik’”.
Shkrimtari Sean Durns komentoi se “kur fton në vendin tënd njerëz që simpatizojnë terrorizmin, është e pritshme të përballesh me terrorizëm”.
I dyshuari kishte rënë në vëzhgimin e policisë gjermane kundër terrorizmit që në qershor të këtij viti, pasi dyshohej se mbikëqyrte transportin e armëve të zjarrit drejt Gjermanisë. Ai u arrestua nga policia britanike të hënën, pas një kërkese për ekstradim nga prokurorët gjermanë.
Ky rast konsiderohet një tjetër kujtesë e kërcënimit të vazhdueshëm islamist në Evropë – megjithëse, siç shkruajnë disa analistë, “udhëheqësit e elitës politike vazhdojnë të mos e marrin seriozisht”.
