Ndodh fenomeni i pazakontë në vendin fqinj, porti turistik mbushet me tonelata peshq të ngordhur

Data

Banorët e qytetit të Volos, Greqi janë përballur me pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë. Fenomeni i paprecedentë ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një alarm shëndetësor për shëndetin publike.

Mijëra tonë ujë nga liqeni Karla dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to edhe peshqit e ujërave të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit.

Është ajo kategori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin.

Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur 100 ton peshq të ngordhur. Ngordhja masive e peshqve ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related