Fenomeni i rrallë astronomik, sateliti dhuron “spektakël” për tri netë radhazi, kur do të shfaqet super hëna blu

Data

Fundi muajit Gusht ofron një tjetër fenomen të jashtëzakonshëm astronomik- kombinimin e rrallë të një hëne gjigande blu. Superhëna blu do të shfaqet në qiellin e natës me 19 gusht dhe sipas NASA fenomeni i rralle do të vijoj për tre mbrëmje te plota.

“Një superhënë që përkon me një hënë blu është jashtëzakonisht e rrallë”, raporton agjencia hapësinore, diçka e tille do te ndodh serish pas 13 vitesh, në janar dhe mars 2037.

Superhënat shfaqet kur orbita e satelitit është ne distancën më të afërt me Tokën, sipas NASA-s. duket afërsisht 14% më e madhe dhe shkëlqen 30% më shume.
Superhënat shfaqen tre deri në katër herë në vit dhe shfaqen gjithmonë radhazi, duke filluar nga ky muaj, tre hënat e plota të ardhshme do të jenë superhëna. Superhënat e ardhshme do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.

Ndërsa hëna blu, Pavarësisht nga emri i saj, nuk ka të bej shume me ngjyrën sesa me Kohen kur shfaqet. Ka dy lloje hënash blu – sezonale dhe mujore – dhe hëna blu më 19 gusht do të jetë sezonale.

Një hënë blu sezonale është hëna e tretë e plotë në një sezon astrologjik me katër hëna të plota, ndërsa një hënë blu mujore i referohet së dytës nga dy hënat e plota në të njëjtin muaj. Hëna e ardhshme blu sezonale pritet në maj 2027, sipas NASA-s. Ndërsa hëna super blu e 19 gushtit nuk do të jetë blu, në raste të rralla hëna është shfaqur blu. NASA raporton se kjo ndodh kur grimcat e vogla në ajër, zakonisht të tymit ose pluhurit, shpërndajnë gjatësi vale të kuqe të dritës dhe bëjnë që hëna të duket blu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related