Romeo Kara: Të gjitha qeveritë pas 1991 kanë qenë në garë se kush vjedh më shumë pasuri, ja si hetimi pasuror fundos…

Data

Avokat i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë që pasqyron një shqetësim të thellë për korrupsionin në Shqipëri, avokat Romeo Kara ka theksuar se qeverisja e pas vitit 1991 është shndërruar në një garë të pandershme për vjedhjen e pasurive publike. Sipas Karës, kjo dinamikë ka krijuar një sistem ku individë të fuqishëm kanë abuzuar me burimet e shtetit për përfitime personale. Në këtë kontekst, ai shton se hetimet pasurore aktuale po zbulojnë lidhjet e ndërlikuara të korrupsionit, përfshirë ato që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta. Ky hetim, i cili premton të zbulojë ndërlikimet e pasurisë dhe aktivitetet e dyshimta, sipas tij, mund të jetë kyç në ndryshimin e peizazhit politik dhe në forcimin e drejtësisë në Shqipëri.

-Zoti Kara, si e shihni ndikimin e korrupsionit në zhvillimin e drejtësisë në Shqipëri dhe cilat janë ndihmat që mund të ofrohen për ta adresuar këtë problem? Çfarë mendoni për përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin? A janë këto përpjekje të mjaftueshme dhe si mund të përmirësohen ato?

Së pari, korrupsioni është tradhtia më e madhe kombëtare, armiku më i madh i drejtësisë dhe shkaku kryesor i rrënimit të drejtësisë në çdo aspekt ligjor, politik, ekonomik dhe social të vendit. Korrupsioni dhe drejtësia nuk mund të bashkëjetojnë, prandaj duhet rrënimi i njërit që të lulëzojë tjetri. Jo më kot unë e kam konsideruar sfidën më të madhe të shqiptarëve, luftën kundër korrupsionit. Jemi njëshoqëri me vlera morale të përmbysura, nërënie të lirë drejt shpërbërjes së plotë dhe pakthim,nëse nuk kuptojmë se, vetëm lufta për drejtësi është zgjidhja e të gjitha problemeve tona. Nuk ka formulë që të çon tek drejtësia, përveçse mbështetja tek kodet morale, solidarizimi shoqëror dhe përballja pa marrë parasysh asnjë kosto. Retorika politike e rënë prej kohësh në demagogji dhe riciklim tëvetvetes, është shprehje e qartë se, të besosh qoftë edhe 1% nëvetë gjenerimin e kësaj politike apo këtij sistemi, të kapur peng nga krye demonët e së keqes, është më tepër se naivitet, është humbje e plotë e dinjitetit dhe e çdo vlere morale e njerëzore, është humbje e shpresës dhe e besimit se ne mund të përballemi dhe mund të fitojmë.

Kurrë nuk kemi realizuar si popull për aq sa unë e njoh historinë një lëvizje të suksesshme shoqërore për drejtësi. Sot është pikërisht dita për t’a kuptuar se, ose do të ngrihemi ne si popull për drejtësi, ose duhet të pranojmë se shumë shpejt nuk do të ekzistojmë as si popull.Pa u përballur nuk e meritojmë as veten, as drejtësinë, as dinjitetin, as tëdrejtën e shanseve të barabarta, as vendin dhe as të ardhmen. Drejtësia lidhet me shpresën, lirinë dhe progresin dhe kanë vetëm një kosto: rritjen e devotshmërisë, ndërgjegjësimit dhe kurajos qytetare që jo vetëm adreson problematikat duke thënë pa frikë të vërteta, por sigurisht vepron, vepron dhe vetëm vepron. Drejtësia fle tek devotshmëria dhe parimet dhe jo tek personat apo grupimet e ndryshme politike, prandaj shqiptarët duhet të heqin dorë përfundimisht nga alternativat populiste ku personat shfaqen si zgjidhje.Pikërisht ata janë antizgjidhja dhe vazhdues të denjë te thelbit te problemeve tona te cilat kanëemër: Berishë, Rama, Meta. Zgjidhja reale do të jetë një revolucion real universal vlerash i shqiptarëve duke pasur si busull vetëm parimet dhe drejtësinë.

Së dyti, pavarësisht mungesës së një alternative të denjë opozitare, unë me bindje konstatoj se: qeveria nuk është më pjesë e zgjidhjes së këtij problemi madhor, por është vetë problemi. Prandaj unë shoh vetëm revolucionin si zgjidhje. Meritokracia kurrë nuk u bë pjesë e kësaj qeverie. Mbajtja nën frerin e ligjit të problemeve etiko-ligjore, kurrë nuk ishte nën fokusin e qeverisë.Krijimi i tregjeve vërtetë të lira u mbajt peng nga qeveria, me koston e pafalshme të shtrenjtimit spekulativ të jetesës dhe rrënimin e shtresës së ulët dhe asaj të mesme.Fjala e lirë dhe demokracia brenda mazhorancës kanë kohë që janë kthyer vetëm në kujtime dhe gara nuk është midis më të mirëve, por thënë troç dhe me gojën plotë: midis Bythlëpirësve.Qeveria kurrë nuk doli nga stadi i demagogjisë dhe kurrë nuk analizoi se duhet thelbin e këtyre 11 viteve qeverisje, por trajtoi vetëm formën dhe zhvendosi retoriken në të ardhmen.

Prandaj ritheksoj, qeveria është pjesë e problemit së bashku me ish-qeverinë dhe jo pjesë e zgjidhjes. Së fundi mendoj se, nëse nuk kuptojmë se ndarja reale ndërmjet shqiptarëve duhet të jetë midis të mirëve dhe tëkëqijve, kurrë nuk do të mund të jemi në rrugën e duhur. Ky hap i parë, shoqëruar me edukimin dhe rritjen e kurajos, që ky popull të mësoje të ngrihet në protesta pa kthim përkundër zullumqareve të politikës dhe jo t’i adhurojë ato si zotër të fatit të tij, do të jete hapi i duhur në rrugën e dinjitetit dhe instalimit të drejtësisë.Popujt dinjitoze nuk adhurojnë qeveritaret, nuk i lartësojnë ato dhe kurrë nuk i lypin tëdrejtat e tyre. Popujt dinjitoze bashkohen rreth parimeve dhe kurrë nuk harrojnë të solidarizohen për të mbrojtur çdo lloj të drejte. Popujt dinjitozë nuk emigrojnë por përballen, duke respektuar devizën-është e keqja ajo që duhet shporrur gjithmonë. Pra, ne duhet të shkruajmë për herë të parë si popull duke krijuar precedentin e parë, një përballje tësuksesshme shoqërore për drejtësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related