Zbardhen të pathënat se si u vodh floriri i Krrabës dhe pse SPAK mbylli dosjen, ja akuzat e llahtarshme të Metës dhe…

Data

Epiteti ‘Ilir Floriri’ për ish-presidentin Ilir Meta buron nga një akuzë e përsëritur e Sali Berishës, sipas të cilit Meta ka organizuar grabitjen e thesarit të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur. “Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, thoshte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000. Që kur skandali u denoncuar për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’.

Nga ana e tij, Meta ka mohuar akuzat e Berishës për një implikim të tij në grabiten e thesarit të shtetit. Për herë të fundit, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë debatuar dhe akuzuar njëri-tjetrin për çështjen e vjedhjes së floririt në 13 tetor të vitit 2008, disa muaj para se të bashkoheshin në një koalicion qeverisës. Në seancën e 13 tetorit 2008, Berisha shprehet se “…ai tjetri nuk quhet Arben Malaj, por Arben Cenaj, ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri, ai tjetri atje nuk quhet Engjëll Bejtja, por Engjëll Armo-ja dhe kështu me radhë. Prandaj, ju garantoj juve se kjo është një praktikë standarde”. Në përgjigjen e tij, Ilir Meta thotë se floririn në fakt e ka vjedhur Sali Berisha. Në këtë seancë, Ilir Meta bën një akuzë të fortë, kur thotë se Berisha jo vetëm e ka vjedhur floririn, por e ka ndarë me mikun e tij, Damir Fazlliç, një klient i familjes Berisha, pasi paguante përmes kontratave të dyshimta me qindra mijëra euro Argitën dhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin.

Meta paralajmëronte Berishës se një ditë do të përgjigjej para drejtësisë për të gjitha. “…Unë dua ta siguroj se ai do të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha, do të përgjigjet edhe për floririn e Krrabës që e vodhi vetë në ’97 dhe që më pas kërkoi t’ua faturonte të tjerëve. Edhe për floririn do të përgjigjet Sali Berisha! Nga e dinte ai se ishte vjedhur thesari i shtetit? Sikurse do të përgjigjet edhe për floririn që u ka dhënë Fazlliçit dhe Fazlliçëve”, shprehej Meta. Kujtojmë se në akuzat e tyre nuk ka të pavërteta pasi ishte Fazlliç që ka fundosur Sali Berishën që detyruan britanikët ta shpallnin “non grata”.

Pse SPAK mbylli dosjen dhe si u vodh floriri i Krrabës

Këto akuza nuk u hetuan kurrë nga SPAK, edhe pse pati një kallëzim penal nga avokati Idajet Beqiri për dyshen Meta-Berisha. Prokuroria e Posaçme vendosi që të mos regjistrojë procedim penal për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999, me argumentin se vepra penale është parashkruar dhe se për atë ngjarje janë dënuar 5 persona. Po çfarë ka ndodhur me floririn e shqiptarëve dhe në duart e kujt përfundoi? Prokurorja Manjola Kajana administroi vendimin nr. 31, datë 06. 02. 2001 të Gjykatës Ushtarake të Rrethit Tiranë, në të cilën jepet dinamika e vjedhjes së arit, personat e implikuar dhe destinacioni i floririt të vjedhur. Sipas vendimit, Ahmet Hyka dhe Pëllumb Dalti, në 13 mars 1997, kanë arritur të hyjnë në tunel, duke vjedhur 1534 monedha ari.

“Në datën 13. 03.1997 të pandehurit Ahmet Hyka dhe Pëllumb Dalti në bashkëpunim me njëri– tjetrin duke përfituar nga situate e vështirë që ishte në atë kohë dhe nga fakti se ushtarët e Gardës që ruanin objektin “Lumi” ishin liruar dhe se aty kishin mbetur pak policë, të cilët nuk kanë përballuar njerëzit të cilët kanë sulmuar për vjedhje, kanë hyrë nga dalja rezervë (Katarakti). Ata kanë hyrë në tunel, kanë ecur në thellësi dhe në dhomën e fundit kanë hipur mbi tavan në hapësirat që krijohen nëpërmjet shkëmbit dhe tavanit deri te një mur ndarës, të cilin përsëri sipas tyre e kanë gjetur me tulla të palidhura. Të pandehurit kanë zbritur tek dhoma e MCR-së dhe nga kjo dhomë duke përshkruar një distancë të vogël rreth 3 metër kanë hyrë në objektin “Çeliku” ku ndodhej në ruajtje një sasi ari e përbërë prej monedhash të prerjeve të ndryshme, si në napolonshe, 10 USD, 1 LTQ dhe 5 LTQ. Të dy të pandehurit kanë marrë secili nga dy qese me monedha të prerjes 1 LTQ të cilat kishin nga 1000 monedha LTQ (Më vonë ka rezultuar se sasia e vjedhur nga Pëllumb Dalti nuk ka qenë 2000 LTQ, por 1534 LTQ, pasi qesja ka qenë e çarë)”, thuhet në vendim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related