Dramë e re në Bundestagun gjerman, dështon projekti i kancelarit të ardhshëm, pse u refuzua plani për emigrantët

Data

Asgjë nuk ka ngelur më për tu bërë në lidhje me ligjin e migracionit të paraqitur nga blloku konservator opozitar CDU/CSU. Bundestagu hodhi poshtë “Ligjin për kufizimin e flukseve hyrëse” me 338 vota pro dhe 350 kundër. Kishte pesë abstenime. Pas dritës jeshile për mocionin CDU-CSU për politikat e migracionit të mërkurën falë votave të AfD-së, Parlamenti gjerman është shprehur kundër masës. Edhe dje teksti kishte gjetur mbështetje nga e djathta ekstreme. E majta kishte një mendim tjetër: SPD, të Gjelbërit dhe të Majtës kishin propozuar që mocioni t’i referohej Komisionit të Brendshëm, por u kundërshtua nga CDU-CSU, FDP, AfD dhe BSW. “Ka zhgënjim që propozimi ynë nuk u miratua. Por jam edhe mirënjohës që grupi parlamentar ndoqi rrugën që kishim rënë dakord. Dymbëdhjetë kolegë nuk votuan pro propozimit. Por ajo dështoi mbi të gjitha për shkak të SPD-së dhe të Gjelbërve”, tha kreu i CDU-së dhe kandidati për kancelar i Unionit, Friedrich Merz, duke ia ngarkuar fajin për mosmiratimin edhe FDP- së e cila “kishte dy vota kundër, pesë abstenime”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related