Landfilli i Sherishtes në Vlorë/Denoncimi i PD-së: Kontrata u nënshkrua dy muaj para se të shpallej fituesi, të hetohet

Data

Partia Demokratike ka denoncuar se tenderi për landfillin e Sherishtes në Vlorë ishte i paracaktuar dhe se kontrata u nënshkrua dy muaj përpara se të shpallej fituesi. Në një dalje për mediat zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, bëri me dije se kontrata ishte nënshkruar dy muaj para se të shpallej fituesi.

“Vlera e kontratës së lidhur 2 muaj para se të shpallej fituesi ishte 9.8 milion euro dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të kontratë ishte 1.5 vite ose deri Tetor 2021. Në datën 27 Prill 2020 u lidh kontrata nr.3313 me JV ITS & Bulfaro spa.

Në zbatim të kësaj kontrate të lidhur me nr 3313 datë 27 Prill 2020, nga data 28 Korrik 2020 deri 7 Janar 2023 ITS e klodian Zotos u pagua 2.4 Mil Euro sipas të dhënave marrë nga spending data”, deklaron zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Ajo u shpreh se Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjet në landfillin e ri të Sherishtës që në Tetor 2021, por shtoi se “aktualisht landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni; qytetarët dhe turistët u helmuan nga tymi ndërkohë qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë të krijuar përvit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related