Mirlinda Karçanaj “qeras” në burg Ilir Beqajn, 3 milionë euro për kompaninë e akuzuar nga opozita për lidhje të…

Data

Mirlinda Kaçanaj vijon punën e qetë në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Edhe pse së fundmi, ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj denoncoi nga arratia një aferë korruptive me vlerën e 43 milionë eurove të bëra nga ky institucion, me sa duket shefja nuk do t’ia dijë aspak. Madje tenderin e fundit ia ka besuar kompanisë “Fastech” . Kjo firmë sipas akuzave të shpeshta të opozitës dyshohet se ka lidhje të ngushta me Ilir Beqajn, i cili aktualisht gjendet në burg i arrestuar nga SPAK nën akuzën e korrupsionit. Në denoncimet e opozitës, kjo kompani akuzohet se është krijuar nga Beqaj dhe del se ka marrë miliona euro nga tenderat sekretë të AKSHI-t.

Pra, siç duket, edhe pse Beqaj po lufton me drejtësinë në dyert e SPAK-ut, leku nga ana tjetër vijon t’i “serviret” letër nga AKSHI. Në tenderin e zhvilluar prej dy muajsh dhe njoftuar në datën 16 korrik, vihet re se kanë marrë pjesë dy kompani, ku fituese ka dalë “FASTECH” për vlerën e 3 milionë eurove me gjithë TVSH. Ky prokurim ka të bëjë me Përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Elektronik Noterial, ku fituese dhe ajo që do të bëjë diçka të tillë është firma e mësipërme. Kontrata specifikon se do të jetë “shërbim periodik” në kuadër të mirëfunksionimit dhe përditësimit inovativ të sistemit. “Fastech” ka bërë një ofertë prej 251 350 000 lekësh pa TVSH, duke mposhtur konkurrencën e “Communication Progress” me 255 270 000 lekë pa TVSH. Tenderi është hapur në datën 28 maj dhe është mbyllur në 27 qershor. Ndërkaq, në datën 2 gusht, është njoftuar dhe bërë publike njoftimi i fituesit. Natyrshëm të gjithë mund të pyesin se si është e mundur që një kompani që dyshohet se është nën “pushtetin” e Ilir Beqajt mund të marrë plot 3 miliardë lekë nga shteti, në një kohë kur ai është vendosur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimet e kundraligjshme gjatë periudhës që ushtronte funksione publike. E pavarësisht kësaj, as Mirlinda Karçanaj i beson dhe e nxjerr fitues në këtë prokurim, shumë i rëndësishëm për funksionimin e regjistrit noterial.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related