Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj kryeministrit Rama se ka përfituar pronën në Vuno, analisti Edvin Kulluri e quan opozitën në këtë rast si të pamoralshme, pasi është një parti e djathtë që akuzon dikë se ka marrë një pronë të trashëguar. PD ka hyrë në një cikël idiotësie sipas Kullurit, pasi çdo njeri gëzon dy të drejta natyrore, atë të jetës dhe të pronës. Më tej ai hedh akuza ndaj opozitës dikur në qeveri se gjatë 8 viteve në pushtet la 33 mijë dosje pa shqyrtuar duke noterizuar grabitjen e pronave nga komunizmi. “PD ka hyre në një cikël idiotësie dhe imoraliteti te pakthyeshëm! Po si mundet partia medemek e djathte te sulmoje Kryeministrin ose këdo qytetar qe ka përfituar pronën e trashëguar? PD duhet te beje beteje me PS pse Agjencia e Trajtimit te Pronave ne 11 vite qeverisje te Ramës nuk ka marre asnjë vendim për kthim dhe kompensim te pronave te trashëguara.
Duhet te tundin bulevardin për Ligjin për Investimet Strategjike, por jo pse një fis ka fituar te drejtën e pronës ne gjykate! Njeriu gëzon dy te drejta natyrore: 1) të drejtën e jetës, pra qe askush mos ti marrë jetën dhe lirinë në mënyrë arbitrare pa një proces te rregullt ligjor; 2 te drejtën e pronës qe me Kushtetute përfitohet përmes trashëgimise, shit-blerjes dhe dhurimit. Mire qe lame 33 mije dosje pa shqyrtuar ne 8 vite qeverisje duke “noterizuar” grabitjen e pronës nga komunizmi, por tani dalin protestojnë për dyshime te SPAK për ndikim te paligjshëm ne rastin Malltezi e ndërkohë sulmojnë Ramën pse gjykata u ka thyer fisit Koleka pronën e trashëguar. Dhe me keq akoma mbështesin kandidatet e Vorio-Epirit në emër te mbrojtjes se pronave të banorëve të Himarës! Parti pa busull morale dhe politike. Parti prone e një njeriu”, shkruan Kulluri në Facebook.
