Dorëzohen prova të reja në SPAK për aferën e inceneratorit/ Si u krijua kompania “7S Group”?

Data

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë ka dorëzuar në SPAK prova të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, pasi Prokuroria e Posaçme pretendon se e ka të vështirë të gjurmojë paratë.

Më herët, Këlliçi ka denoncuar krijimin e kompanisë “EM Capital Group” në Bullgari, e cila dyshohet se është e pronarëve “realë” të inceneratorëve dhe  ka marë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë ITS sh.p.k të Klodian Zotos.

Ndërkohë, ditën e sotme Këlliçi dorëzoi në SPAK një dokument, e cila është një faturë e lëshuar nga kompania “Wolf Theiss” për kompaninë “EM Capital Group”. Kompania “Wolf Theiss” është e mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë.

Sipas ish-deputetit demokrat, kompania “Wolf Theiss” ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë “EM Capital Group”, përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës të kësaj të fundit.

Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e dy kompanive të reja, njëra e quajtur “Denebola Investments” dhe tjetra e quajtur “7S Group”.  Sipas Këlliçit, njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë 5D, këtë rradhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë “7S Group”, ose më saktë 7 Specialistët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related