Pyetje trilona dollarë:“A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”(?) Kush mund të jenë pasojat fatale dhe ç’farë peshe mbart Inteligjenca Artificiale, robotët, dronët dhe fuqia kibernetike (?) “A do të ketë fitues, apo vetëm të humbur në një luftë e tillë (?). “Çfarë duhet/mund të bejnë vendet e vogla si RSh në rast lufte (?). Këto dhe të tjera pyetje mbartin peshë kritike për interesat kombëtare si dhe sencitivitet të lartë për qytetarët shqiptarë, pasi:
Pikë së PARI, përtej natyrës së kërcënimeve, fuqisë vdekjeprurëse dhe peshës përcaktuese që mbartin në fatin e luftës së ardhshme = Inteligjenca Artificiale, raketat, robotët, dronët, armatimet moderne dhe prapaganda bollshevike, më duhet të konfirmoj vlerësimin Tim përmbledhës: “duke konsideruar sulmin shembullor që fuqia shkatërrimtare e ShBA (6 avion B-2 me kosto 2-Bilion $; 37 orë fluturim; 12 bomba GBU-57 (14 tonë sejcila); 10-ra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë F-35) realizuan operacionin “më të suksesshëm të historisë së njerëzimit” ndaj bazave bërthamore të Ajatallah-ut të Iranit, i cili gjatë 34 viteve kërcënonte:“me shfarosje nga faqja e dheut të Kombeve, kulturave dhe Shteteve sovrane”!
