Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër

Data

Gjuha e ashpër dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani u komentuan dje nga juristi i njohur, Romeo Kara. Ky i fundit pas denoncimit të të cilit Prokuroria e Posaçme rihapi çështjen e “CEZ DIA” në vitin 2019 u shpreh dje se Meta ndodhet në një hall shumë të madh dhe prandaj i është futur kësaj gjuhe, duke e sulmuar dhe atë. “Delinkuent. Më ka quajtur të çmendur. Ka shumë të drejtë. E ka thënë edhe Berisha kur dëshmova për privatizimin e CEZ në nëntor të 2016. Duhet ta marrim me sportivitet. E kuptoj hallin e Metës. Kam atë dozë çmendurie kur duhet në ato momente terrori. Duhet një lloj çmendurie për ti krijuar një lloj lirie  vetes për tu përballur. Te ne është mohuar liria, duke vrarë mirëqenien, duke mbajtur popullin në stadin e bukës së gojës dhe njerëzit nuk gjejnë guximin të përballen, duhet të jesh deri diku i çmendur të merresh me këtë punë. Është në hall të madh”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, avokati shtoi se Dumani që sulmon Meta është një njeri me integritet të rrallë për vendin tonë. “Por sulmon sot personin tim që pati një guxim qytetarie. Në radhë të parë pata guxim të jem përballë tyre, duke bërë një kallëzim të qepur nga të gjitha anët. Mendoi se u mbyll, por nuk mbyllet pa u çuar në gjykatë. Po mendohem me faktet e reja ta rinis në SPAK. Sugjeroj ish mikun tim të bëjë paqe me veten, do jetë mirë edhe nga ana fizike. E shoh në hall. Ka një hall të madh derisa godet Dumanin. Një djalë me integritet të radhë për Shqipërinë. Ka dalë kundër kësaj politike barbare, kriminale”, u shpreh ai. Sakaq, ai i sugjeron Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër, që lë të kuptohet se janë bërë me paratë e popullit shqiptar. “Me çmendurinë time i sugjeroj SPAK dhe të tjerëve, të verifikoj 4 vilat në Londër dhe 3 vila në Bishop Avenue se mbase dalin edhe disa gjëra tjera. Mendoj se janë paratë e shqiptarëve që kanë shkuar atje”, nënvizoi juristi i njohur, Romeo Kara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related