Gazetari dhe analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në një program që ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Duke u ndalur te Kongresi i Partisë Socialiste, Burimi u shpreh se kryeministri Rama imponoi heqjen e ministrave që ai vetë i ka mendimet e tij duke mos dhënë asnjë shpjegim.Sipas tij emërimi i zëvendësuesve të tire me figura të panjohura politike është një përbuzje e militantëve të PS.
Burim u shpreh se sa i takon Kodit të Ri Zgjedhor, është një kthim në normalitet, teksa i përgjigjet listat e hapura si “shpikje shqiptare”.Sa i përket votës së diasporës, ai theksoi se nuk është i habitur për këtë pasi kjo do të linte hapësirën për opozitën të mos njihte rezultatin e miratimit të zgjedhjeve në rast se nuk do të miratohej.
“Rama imponoi heqjen e ministrave të vetë i ka konsideruar si të kufizuar. I heq pa asnjë problem, kjo është përbuzja e parë që i bën militantëve të partisë së tij. Përbuzja e dytë është mirë që i hoqi, por në vend të marrë kuadro nga partia në vend të tyre, merr njerëzit e panjohur. Partia është në funksion të Edi Ramës. PS është kthyer në një parti putiniste apo erdoganiste. Mbaj mend kur po ngrihej Kokëdhima pati zëra kundër. Si motivohet në këtë rast i riu që angazhohet në parti nëse Rama zgjedh ata që bëjnë. Fryma e partive politike në Perëndim nuk është kjo.
Pirro Vëngu ka punuar në portin e Durrësit, ka punuar afërsisht me arabët. Këta të fundit janë më të pranishëm se nuk mund të jetë në Shqipëri, qoftë edhe nga portit, qoftë edhe nga dhëndrit të Trump sepse fondi që ai menaxhon është me prejardhje arabe. Mos do synohen pronat e ushtrisë? Nuk e di.
Me Ramën në qeveri ai prapë i merr zgjedhjet. Perëndimorët e dinë këtë, por kanë hall më të madh në Malin e Zi ku ka rikthim të Serbisë dhe Rusisë. Kodi i ri më duket rikthim në normalitet. Në Perëndim nuk ka lista të hapura totalisht, nëse ty të zgjedhë populli dil i pavarur. Për mua lista e hapur është një shpikje shqiptare. Vota e diasporës nuk më zakon. Rama dhe ndërkombëtarët nuk mund të marrin rrezikun e një rrëmuje ku PD të mos ketë rezultate të paracaktuara të GJK. Ende nuk e kam përgjigjen si do bëhet votimi. Kush do e marrë zarfin tim? Kush do e transportojë?Opozita ka marrë vulën duke bërë një super gol. Në këtë moment po administron, sepse jemi në periudhë tranzitore. Vulën e ka, tani duhet të krijojë një program. Gjithçka do të luhet në vitin 2025. Kjo është një periudhë që nuk ka shumë vlerë, protestat e tyre janë mesazhe për ndërkombëtarët”, u shpreh ai mes të tjerash.
